Humbja e studentëve çekë, 100 mijë dollarë për informacionin

Policia e Shtetit vazhdon hetimet për gjetjen e tre studentëve çekë, të humbur në vitin 2001 në zonat veriore të Shqipërisë.
Për këtë arsye, policia ka vënë si shpërblim 100 mijë dollarë, për gjithkënd që jep informacion mbi tre studentët e humbur. Në këtë kontekst Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe në veçanti të banorëve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë dhe Pukë për të dhënë informacione të vlefshme për prezencën e studentëve Çekë në këto zona, kryesisht në Komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe intenerari i lëvizjes së studentëve çekë në vendin tonë.
Studentët e humbur janë:
Mihal Pavelka, ishte i moshës 23 vjeç, me flokë të ndritshëm ngjyrë kafe dhe të shkurtëra, sy ngjyrë blu, i gjatë 1 m e 90 cm, me trup të hollë.
Jan Pavelka, ishte i moshës 22 vjeç, me flokë kafe në gri të prera shkurt, sy ngjyrë kafe, i gjatë 1 m e 85 cm, mban syze.
Lenka Tuçkova, ishte e moshës 23 vjeç, me flokë kafe të drejta të gjata deri ne shpatulla, sy ngjyrë blu dhe e gjatë 1 m e 75 cm.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 129, dhe 0428098, për të gjithë ata qytetarë që kanë informacione për këtë rast."Theksojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicion të personave që japin informacion të sigurtë që çon në gjetjen e tyre shumën prej 100 mijë Dollarë dhe garanton fshehtësinë e informacionit të dhënë", thekson deklarata.