E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria e shqetësuar për sistemin e referencave

 Shqetësimi ka lidhje të njëkohshme me mënyrën e vendosjes dhe çmimet e referencës për lëndët e para të importit, që përdoren për prodhim si dhe për referencat për prodhimet e gatshme të importit.

 “Bazuar në studimin, që Konfindustria ka ndërmarr përreth 3 muaj, është vënë re se në vendosjen e referencave doganore të prodhimeve të ndryshme vihen re shmangie nga çmimet ndërkombëtare të tregut, por çka është më shqetësuese është se ndërkohë, që kemi rritje të konsiderueshme në lidhje me referencat doganore të lëndëve të para të importit për mjaft prodhime të mbaruara të të njëjtit tip çmimet e referencës kanë mbetur pa ndryshuar në nivele të ulta krahësimisht çmimeve ndërkombëtare”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë.

Ai shtoi se një ngushtim i tillë në ndryshimin në vlerë të lëndëve të para me prodhimin e gatshëm ka vënë në vështirësi serioze industritë dhe prodhimin vendor shqiptar, duke ulur në shkallë të papranueshme konkurencën ndaj prodhimeve të huaja. Sipas tij, janë prekur sidomos industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit të duraluminit, industria e prodhimit të pijeve joalkoolike, industria e prodhimit të birrës, etj.

“Gjendja bëhet edhe më shqetësuese nëse do të mbajmë parasysh pasojat e  krizës globale, që ka përfshirë edhe ekonominë shqiptare me shfaqjen më të qartë, goditjen para së gjithash të prodhimeve vendore”, tha më tej Buxhuku.

Konfindustria, ka përgatitur dhe do të dërgojë pranë Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave propozimet e saj të veçuara për çdo industri për të barazuar çmimet e referencës doganore me çmimet e tregjeve ndërkombëtare për të shmangur dukurinë e mësipërme tepër të rënd për prodhimin vendor.

Gjithashtu, Konfindustria i kërkon ekzekutivit shqiptar të vlerësoj me seriozitet për të përmirësuar rrënjësisht mënyren e vendosjes së cmimeve të referencës, që sjell në vazhdimësi probleme sidomos për industrite vendore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›