Kufijtë, Moisiu: Negociatorët vepruan me moskompetencë
TIRANE- Ish- presidenti, Alfred Moisiu reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyre jokompetente këtë cështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.
“Mendoj se nuk ështe e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë që është trajtuar me një mënyrë jo komptetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj.”- tha Moisiu
Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes. “Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se cfarë ishte e drejtë dhe cfarë jo. Gjithashtu fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej tregon se forca e opinionit publik dhe e medias kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate positive. “- tha Moisiu
Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe Gazeta Shqiptare denoncoi se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.
Koloneli në lirim, dhe një ndër ekspertët më të njohur Myslim Pashaj ishte nga të parët që bëri opononcen e hapur ndaj paktit detar me Greqinë . Marrëveshja është ankimuar nga gjashtë parti të majta dhe të djathta në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kësaj cështjeje.
Sensibilimizi i bujshëm detyroi Kuvendin të shtyjë ratifikimin e marrëveshjes që ishte caktuar në fillim më 19 tetor.
(s.g/BalkanWeb)