E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, paralizohet trafiku detar në Vlorë

Ndërkohë, në portin detar të këtij qyteti puna është ndërprerë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

"Dy tragetet, që përshkojnë  këtë linjë, nuk janë nisur mbrëmë nga porti i Brindisit për shkak të erës së fortë deri në 35 m/sek dhe detit me dallgë deri në 7-8 ballë”, tha shefi i Kapitenerisë së Portit të Vlorës, Anastas. Ai shtoi se aktualisht është pezulluar edhe lëvizja e mjeteve lundruese, ndërkohë që katër të tilla me flamuj të shteteve të ndryshme, janë strehuar në gjirin e Vlorës.

 Autoritetet portuale kanë marrë masa për të parandaluar çdo të papritur që mund të shkaktohet nga kushtet e motit. Vetëm dy mjete transporti janë ankoruar në kalata, ndërsa të tjerat kanë dalë në radë. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe 10 ditë më parë, kur për shkak të motit të keq, tragetet mbërritën me vonesë dhe puna në port u pezullua për rreth 12 orë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›