Aksidenti i rëndë në Prezë 3 të vdekur 2 të plagosur
TIRANE- Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Fushë Prezës, në rrugën e vjetër të Rinasit. Nga përplasja ballore e dy makinave ka mbetur i vdekur një peson, ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur. Në aksident është përfshirë një makinë tip golf dhe një benz, njëra me targa të Lacit dhe tjeta me targa të Kosovës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas saj, personat e plagosur janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Sipas burimeve të policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur nga përplasja ballore e dy makinave, gjë që ka shkaktuar edhe numrin e lartë të viktimave. Policia deri në këto momente nuk ka identifikuar viktimën dhe të plagosurit. Sipas saj, burim i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet dhe lagështia e rrugës.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)