E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen aktivitetet kulturore

Bllokimi i fluturimeve ne Europe per shkak te rese vullkanike ka ndikuar edhe ne aktivitetet kulturore te parashikuara te ndodhin ne Tirane per diten nderkombetare te librit. Grupi i autoreve italiane dhe shqiptare qe jetojne dhe krijojne ne Itali qe duhet te vinte ne kryeqytetin shqiptar qe diten e sote me mbeshtetjen e Salone del Libro di Torino do ta shtyje fillimin e ketij aktiviteti qe parashihte nje axhende te ngjeshur per tre dite me radhe.

Salloni i Librit Italo – Shqiptar, do te vijoje neser me celjen zyrtare ne Biblioteken kombetare. Përveç kësaj, do të ketë disa takime mbi letërsinë italiane dhe mbi autorët shqiptarë me banim në vendin fqinj. Tema e këtij aktiviteti do të jetë “Letërsia dhe integrimi”. Takimet do të zhvillohen paraditen e datës 23 prill (Dita Ndërkombëtare e Librit) në Departamentin e Letërsisë, ku do jenë të ftuar edhe shkrimtarët italianë, ndërsa një takim tjetër mbi letërsinë shqipe, do të jetë në sallën e Galerisë së Arteve, në të cilin do jenë të pranishëm shkrimtarët shqiptarë. Pasditen e datës 23 prill do të zhvillohet edhe një tjetër takim mbi gazetarinë.

Mira Tuci

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›