Miri për Seldin dhe Domin
Lojërat, por edhe surpriza për njëri-tjetrin, debate e zënka, kështu kanë vijuar ngjarjet mes banorëve të “Big Brother”. Miri dhe Manal kanë përgatitur mëngjesin për banorët, ndërsa gjatë ditës kanë realizuar edhe lojëra të ndryshme. Seldi është grindur me Kikën, por ky nuk ka qenë i vetmi debat i tij.
Debate mes Jetmirit dhe SelditJetmiri thërret Seldin dhe i kërkon që të sqarojnë keqkuptimet për zënkën e Seldit dhe Domit javën e kaluar, ku Jetmiri kishte qenë shkaku i gjithë zënkave të tyre. Kështu të dy djemtë ulen pranë pishinës, larg nga pjesa tjetër e banorëve dhe fillojnë të sqarohen, duke thënë se çfarë kishte ndodhur javën e kaluar. Jetmiri i thotë Seldit se përse ai ishte bërë xheloz për të. Miri thotë se Seldi, ndër të tjera gjatë një klipi kishte thënë se Domi e kishte fryrë kundër Jetmirit. Seldi mohon gjithçka dhe thotë se ai e ka bërë gjithçka se ka dashur dhe jo se ia ka kërkuar Domenika. Seldi thotë se atij nuk i vinte mirë që Domi të krijonte afrimitet me Jetmirin, pasi ky i fundit e ka mohuar si person atë dhe nënën e saj. Ndër të tjera, Seldi flet me arrogancë dhe i thotë Mirit se ai është një njeri i keq dhe zemërlig. Jetmiri i thotë se ai po mohon ato që janë të regjistruara dhe që janë transmetuar dhe po bëhet kontradiktor. Seldi i thotë se ai e njeh Jetmirin dhe nuk bëhet xheloz për të, sepse Jetmiri nuk bën pjesë në njerëzit që mund ta bëjnë xheloz. “Ti nuk ke si të bëhesh xheloz, sepse ti me Domin nuk keni qenë ndonjëherë bashkë”, i thotë Miri, duke shtuar se ata të dy rrinë bashkë vetëm për të bërë spektakël dhe jo sepse ndjejnë. Seldi i thotë se Jetmiri mund të mendojë si të dojë, por ai nuk është as në zemrën e tij e as në atë të Domenikës. Jetmiri vazhdon më tej duke thënë se mes Domit dhe Seldit, lidhja nuk ka ekzistuar kurrë. Ata zihen gjatë javës, diskutojnë dhe pajtohen pas spektaklit. “Boll më se na keni lodhur”, vazhdon Miri, duke shtuar se ata të dy po gënjejnë publikun dhe njëri-tjetrin. Seldi i thotë se spektaklin po e bën Jetmiri, sepse po shpif gjëra të tilla dhe po mundohet të prishë lidhjen e tyre. Jetmiri qesh në mënyrë ironike dhe i thotë Seldit se, edhe pse ai e mohon, gjithçka është e regjistruar. Seldi i thotë se ai nuk ka se çfarë të bëjë dhe merret me lidhjen e tyre dhe i thotë që të shohë gjërat e tij. Seldi i thotë Mirit se ai bën veprime të tilla sepse s’ka se çfarë të bëjë më tepër në shtëpi, ndaj edhe merret me lidhjen e tij dhe Domit. Jetmiri i thotë se fakti që po merret pikërisht me lidhjen e tyre, tregon se ka se çfarë të bëjë dhe më pas shton se deklarime të tilla s’mund të bëjë askush, sepse ai është i vetmi njeri që nuk i kanë munguar asnjëherë idetë brenda shtëpisë.
Thashetheme për JetmirinPas debatit, Seldi shkon në banjë dhe fillon që t’i tregojë Domenikës me detaje për debatin që pati me Jetmirin. Domenika, teksa e dëgjon, thotë se ndoshta ka qenë Kika ai që i ka futur në kokë Jetmirit mendime të tilla, pasi Kika ka qenë banori i parë që ua ka thënë në sy se tek ata të dy nuk sheh ndjenja të vërteta. Supozimin e saj e hedh poshtë Seldi, i cili i thotë se këto mendime Jetmirit i kishin ardhur gjatë spektaklit ku ai ishte i përfshirë në zënkën e tyre dhe gjatë klipeve Seldi dhe Domi flisnin për Jetmirin, si zanafilla e grindjeve të tyre. Domi e pyet se përse kishte qenë ky diskutim për t’u sqaruar, apo për t’u kapur. Seldi i thotë se e gjitha ishte bërë për t’u kapur, pasi Miri është në nominim dhe s’ka çfarë të bëjë. Seldi i thotë Domenikës që, nëse Jetmiri i kërkon që të flasin ajo t’ia kthejë me të qeshur. Këshilla e tij nuk i pëlqen Domenikës, e cila i thotë se di vetë se si të përgjigjet. Seldi fillon të shajë Jetmirin, duke thënë se ai nuk është mirë nga mendja, është njeriu më i keq që ka njohur e shumë të tjera si këto. Domenika i thotë se përse Seldi nuk i kishte thënë më parë këto gjëra për Jetmirin, por po i thotë tani, apo ngaqë nuk i kishte vënë re më parë. Seldi thotë se ai i kishte kuptuar me parë veçoritë e Jetmirit, por ia tha tani, sepse tani iu duk e arsyeshme. Të dy debatojnë gjatë kohës që diskutojnë për Jetmirin, ku Domi i kërkon Seldit që të mos e diskutojnë Jetmirin si pjesë mes lidhjes së tyre.
Jetmiri me Kikën, për çiftinJetmiri bisedon me Kikën për debatin që pati me Seldin. Ai i tregon atij gjithçka thanë me Seldin, i cili ndër të tjera e quajti njeri të lig dhe pa zemër. Jetmiri tregon se Seldi i ishte përgjigjur shpesh në mënyrë ironike. Kika, pasi e dëgjon, i thotë Jetmirit se ai beson se Seldi ka ndjenja të forta dhe të vërteta për Domenikën, “por ajo bën lajka dhe është...”, shton ai, duke mos e vazhduar deri në fund fjalinë mbi Domin. Kika tregon se ai i kishte thënë Domit se s’po shikonte ndjenja nga ana e saj për Seldin dhe se Domi i kishte thënë se ai po mundohej që të nxiste zënkat mes saj dhe Seldit. Jetmiri i thotë se edhe Seldi i kishte thënë atij se e vetmja gjë që po bënte, ishte se po mundohej që t’i ndante nga njëri-tjetri.
Zënkë mes Kikës dhe SelditNdërsa diskutojnë për eliminimet, Seldi nis të flasë me ironi e tallje ndaj Kikës. Kika ia kthen se ai është adoleshent, ndërsa Seldi i thotë se ai nuk ka moshë që të rrijë me Seldin, sepse është plak. Kika i thotë se Seldi është një fëmijë i përkëdhelur dhe shprehet “të ka llastuar mami”. Seldi acarohet dhe i thotë se nënën dhe familjen të mos ia përmendë më. Kika e sheh reagimin e tij dhe i thotë se nuk ia tha për ndonjë arsye të keqe dhe se është thjesht një shprehje që përdoret shpesh. Në këtë moment nis një zënkë me tone serioze mes tyre. Seldi i thotë se Kika nuk ka të drejtë të përmendë mamanë e tij, sepse nuk e ka parë se si ajo e ka edukuar atë. Kika ia kthen se ai është një fëmijë i llastuar dhe në shprehjen e tij nuk ka asgjë të keqe, apo kundër nënës së tij. Seldi insiston në mendimin e tij, aq sa përdor edhe fjalë fyese kundër Kikës. “Shko merru me Domin, gjej rehatinë tek ajo”, ia kthen Kika. Ai mundohet të shpjegohet, por Seldi vazhdon të kapet me fjalë. Kika acarohet edhe ai nga ironitë e Seldit dhe mënyrën e të folurit. Kika i thotë Seldit se si ka mundësi që javën e kaluar ishte ndryshe me të dhe këtë javë po i flet me ironi e tallje. “Të këndoi qyqja në vesh?”, i thotë Kika, duke i shpjeguar se në këtë rast, “qyqja” është Domenika dhe se kjo është një shprehje që përdoret për meshkujt që nxiten nga gratë. Seldi vazhdon të flasë me të njëjtën mënyrë dhe Kika i acaruar mjaftueshëm, i thotë që të lexojë pak më shumë dhe t’i shohë gjërat me sytë e tij.
Manal u shërben banorëveManal u ka premtuar banorëve se do të përgatisë ndonjë surprizë për ta dhe në mëngjes ajo u bën nga një gotë lëng të gjithë atyre dhe ua servir në dhomë, duke ua lënë tek kokat e krevatit, atyre që janë ende në gjumë. Ndërsa Domi dhe Kika janë zgjuar dhe qëndrojnë në kopsht duke u qetësuar, Manal u shërben lëngjet dhe ata e falënderojnë. Po ashtu, dhe Mandi e falënderon për gjestin e saj. Më pas Jetmirit, sapo i del gjumi, ankohet se ka fjetur shumë dhe Erioni i thotë se ka tentuar ta zgjojë dy-tri herë, por Jetmiri nuk ka lëvizur. Ai çohet nga krevati dhe bisedon me Manal, e cila i thotë se e ka mbuluar me batanije mbrëmë gjatë natës, pasi e ka parë që ai kishte ftohtë. Jetmiri e falënderon dhe i thotë se ajo është shumë e mirë që është kujdesur për të, e po ashtu e falënderon dhe për lëngun që i ka përgatitur.
Jetmiri bëhet melankolikJetmiri qëndron vetëm në kopsht, duke kënduar këngët që dëgjon në sfond. Ai i thotë Erionit se ato po e fusin në mendime dhe se po bëhet melankolik. Të njëjtën gjë ia thotë edhe Manalit. Ai i tregon vajzës se me këto këngë ka shumë kujtime dhe i rrëfen se përpara një viti ka pasur një partnere që ishin shumë të njëjtë në karaktere. Ai shton se kur qëndronin bashkë, shkaktonin shumë dëme dhe është më mirë që të jenë vetëm shokë. Jetmiri shprehet se me të ish të dashurën kanë pasur fe të ndryshme dhe kur ajo i thoshte se do të martoheshin në kishë, ai nuk binte dakord. Tentojnë të hedhin Erionin në pishinë
Pjesa më e madhe e banorëve qëndrojnë buzë pishinës dhe Erioni e pyet Seldin nëse do të futen në pishinë. Seldi pohon dhe hidhet i pari, ndërsa Erioni jo. Domi shprehet se Erioni i dha mendje Seldit që të hidhej në pishinë, por për vete nuk u fut. Erioni përgjigjet se i duket uji i ftohtë, ndërsa Seldi i thotë se nuk është i ftohtë dhe e fton që të hidhet dhe ai në pishinë. Mandi e këshillon Seldin të ketë kujdes që të mos rrëshqasë. Seldi e lag disa herë me ujë Erionin, në mënyrë që ta bëjë të hidhet në pishinë, por ai nuk lëkundet nga vendimi i tij.
#