E Diel, 1 Nëntor 2026

3 ligjet, Berisha: Mbledhim që nesër Kuvendin, të hyjnë në fuqi në shtator

GJIROKASTER – Kryeministri Berisha deklaroi në Gjirokastër se është i gatshëm të mbledhë që nesër parlamentin për të votuar 3 ligjet e konsideruara si çelësi për marrjen e statusit kandidat për në BE. I pyetur nga gazetarët e Gjirokastrës, gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me ta rreth mesditës, kryeministri tha se Rama duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për bllokimin e statusit, ndërsa pohoi se PD është dakord që 3 ligjet të hyjnë në fuqi në shtator, me legjislativin e ri.

“Që nesër do të kërkoj të mblidhet parlamenti për të votuar ligjet. Zoti Rama duhet tu kërkoje 220 herë të falur për çdo ditë që nuk i votoi duke u bërë një dëm kolosal. Duke privuar vendin nga një pasaportë dinjiteti. Një njeri i përgjegjshëm që merr kthesën, se pendesa është njerëzore, pendohesh dhe duhet të thuash u pendova. Uroj të mos kenë bërë tregti për ndonjë gjë më shumë, se ja paska mbushur mendjen Meta. Do t’i kërkoj kryetares se parlamentit ose deputetëve të mi të mblidhemi t’i votojmë që nesër. 3 ligjet kanë qenë në çdo gërmë të negociuara. Zoti Rama ka qenë plotësisht dakord. Urdhëro tani po i voton, po kërkon vetëm që të hyjnë në shtator, plotësisht dakord, s’ka asnjë lloj problemi.”- deklaroi Berisha.

Zoti Rama ka deklaruar se është i gatshëm të votojë 3 ligjet. A do të jeni ju i gatshëm ta pranoni të mblidhni parlamentin? Ai thotë se e bën këtë sipas propozimit të zotit Meta.
Pasi bënë dëmin e madh, u garantuan se statusi nuk merret. Tani ndjehen të lehtësuar. Që nesër do të kërkoj të mblidhet parlamenti për të votuar ligjet. Zoti Rama duhet tu kërkojë 220 herë të falur për çdo ditë që nuk i votoi, duke u bërë një dëm kolosal. Duke privuar vendin nga një pasaportë dinjiteti. Një njeri i përgjegjshëm që merr kthesën, se pendesa është njerëzore, pendohesh dhe duhet të thuash u pendova. Por të kesh pendesën. Ata që lexojnë në doktrina psikologjike, ata do gjejnë se pendesa është një dukuri më e vonshme tek homosapiens, sesa kompleksi i turpit. Eshtë e një stadi më të lartë pendesa. Në qoftë se zoti Rama e ka seriozisht këtë zotim solemn, parlamenti mblidhet menjëherë. I kërkoj zotit Rama të votojmë amnistinë për biznesin. Qytetarëve shqiptare u garantoj se amnistia nuk do të përfshijë asnjë politikan në mënyrë kategorike dhe familjare të politikanëve. Ta shqyrtojë me seriozitet sepse biznesi e meriton këtë. Shteti dënon, shteti fal. Uroj të mos kenë bërë tregti për ndonjë gjë më shumë, se ja paska mbushur mendjen Meta. Do t’i kërkoj kryetares se parlamentit ose deputetëve të mi të mblidhemi t’i votojmë që nesër. 3 ligjet kanë qenë në çdo germë të negociuara. Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Sannino ka bërë një punë të jashtëzakonshme për tu arritur ujdia. Zoti Rama ka qenë plotësisht dakord. Urdhëro tani po i voton, po kërkon vetëm që të hyjnë në shtator, plotësisht dakord, s’ka asnjë lloj problemi, por pastaj ai sajoi Fierin. Ç’ishte Fieri, një grup këshilltarësh të PS kaluan me LSI, me të drejtën e tyre. Ai që mallkonte këshilltarët tani mori Ilirin. Prap vetëm tani që e sheh, barra po rëndon në mënyrë të tmerrshme mbi të, mendon se do mund tu thotë qytetarëve ç’më duhet mua se ç’bëra unë. Atë s’mund ta thuash, se u ke bërë një dëm personal çdo qytetari shqiptar.
Minoritaret, kandidatët për deputetë që do t’i përfaqësojnë...
Në këto zgjedhje ka një situatë të veçantë minoriteti. Janë përpjekur që ta fragmentojnë. Çfarë ndodhi, PBDNJ, një parti e respektuar nga unë, bëri një gabim shumë të rëndë, sepse hyri në politikën e pazareve. Jani Jani është viktimë e pazareve. Ai ishte përfaqësues i të gjitha minoriteteve dhe ishte shumë mirë. Të bëjë tregti me përfaqësuesin e minoritetit për të marrë një vend në listë, kjo është e papranueshme. Vangjeli paraqitet si kryetar i pazareve. Këtu vjen për minoritet Caci, i famshmi. Se çfarë lukuni është ai në rrafshin e biznesit, atë e njoh mirë unë. Teodoros Pangallos, mik i imi i shquar më ka deklaruar në një takim se ai nuk është grek. Më tha dhe çfarë është, ajo nuk ka rëndësi për mua, por grek nuk është. Kjo është e vërteta. Pse erdhi ai këtu, erdhi për të fragmentuar minoritetin. Zoti Vangjel Tavo, plaçke tregu. Pse? Sepse sapo zoti Meta kaloi tek zoti Rama, të nesërmen ju dorëzua lista e zeze nga zoti Rama. Lista e zezë ishte kjo që këta persona nuk mund të vinë në PS. Lista fillonte me Tavon, armiku i PS Vangjel Tavo. Kandidaturat, përveç Kserës, në Gjirokastër janë të gjitha produkt i pazareve. Ky është problem i madh për minoritetin se përfaqësimi politik për minoritetin është shumë i rëndësishëm.
Problematika përsa i përket toponimeve të pasaportave.
Po negociojmë non stop. Jemi plotësisht të vendosur të zbatojmë ligjin ndërkombëtar në marrëdhënie me Greqinë. Nuk besoj se ka asnjë lloj vështirësie edhe për palën greke.
Aeroporti i Gjirokastrës është akoma jofunksional, ndërkohë që bashkia pretendon se nuk ka fonde të mjaftueshme për realizimin e tij, cilat janë komentet tuaja?
Aeroporti, partia e kryetarit të Bashkisë kur ishte në pushtet na la një trashëgimi shumë të veçantë. Na la një marrëveshje me një nga kompanitë më të mira. Por me një klauzolë shumë problematike, sipas së cilës gjatë kohës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Shqipëria nuk mund të ndërtojë në territorin e vet një aeroport të dytë. Kjo është dhurata e partisë së shokut Flamur Bime. Ne kemi 2 ose 3 vjet që negociojmë në mënyrën më intensive për të zgjidhur problemin e kësaj klauzole ndëshkuese për vendin. Marrëveshjet janë për tu nderuar, unë marrëveshje nuk shkel. Nuk mund të lëvizim pa zgjidhur këtë kufizim që kemi. Në Gjadër kemi aeroport me pistë më të madhe se Tirana, nuk ekziston. Kemi në Kukës aeroport dhe aparatura, por nuk ekziston. Duhet të zgjidhim këtë problem. E majta në të gjithë botën jo vetëm që solli krizën nga lakmia e tmerrshme e shpenzimeve, por e përkeqësuan atë kudo që janë. Ku është sot e majta greke glorioze. Ku është njeriu që i shkroi Edi Ramës programin e PS. Në bullgari prap e djathta u kthye e rrëzoi me demonstrata. Po krijohet një vetëdije reale se e majta është gjenerator krize ekonomike.
Ju vlerësuat zonën e gjelbëruar në jug të Shqipërisë. Na duhet tu vëmë në dukje se zona e Përmetit sidomos, është nga zonat më të bukura në këtë drejtim, por po të shikosh zonën e gjelbëruar të Frashërit, ajo nuk ka rrugë sot e kësaj dite. Aksi kryesor është akoma rruga e 30 vjetëve dhe nuk ka ende një investim. Uji në Permet është vetëm 6 orë në ditë.
Eshtë investuar nëpër komuna. Nevojat për investime janë më të mëdha. Një nga ndërhyrjet tona më të fuqishme do jetë aksi kombëtar. Eshtë në projektin tonë, ujë 24 ore në të gjithë zonat urbane dhe vazhdojmë të investojmë në ujësjellësa 550 milionë dollarë. Por ka qenë pa ujë, vetëm impiante të përpunimit të ujërave të zeza këtë periudhe kam inauguruar investime prej 70 milionë eurosh. Ato nuk duken por ama shpenzime të rëndësishme janë. Për Frashërin, kam qenë 3 herë. Kriteri ynë është banorët, por ky kriter tani po shkon drejt shmangies, sepse këta zotërinjtë thonë janë ndërtuar 600, pastaj 1500. Lista jonë është me 10 700 kilometra. Të parët jeni ju që do ta merrni listën. Prap janë disa mijëra për tu bërë. Shqipëria ka 18200 km rrugë. Nuk janë të gjitha të banueshme, disa kanë qenë rrugë pyjesh, por këto janë. Do bëjmë gjithçka katër vitet që vijnë që të gjitha zonat turistike ti arrijmë.
Prioriteti i qeverisjes suaj ka qenë arsimi profesional, si kanë rezultuar reformat e ndërmarra në këtë drejtim?
Për ne, për vendin është arsim jetik. Kudo që shkoj, në të gjitha takimet me biznesin kërkesa më konstante është punonjësit e trajnuar me profesion përkatës. Ne kemi bërë shumë përpjekje për tu përgatitur për këtë. Kemi sot të ngritura në rang vendi 32 shkolla moderne, të standardeve më të mira. Për ta nxitur ne garantuam bursë për të gjithë ata që duan të studiojnë në shkolla profesionale nga fshati. Këtë vit kemi shtim 38% krahasuar me vite më parë. Do bëjmë gjithçka për të nxitur. Nëse më parë kishim 25 profesione në shkollat profesionale, kemi arritur në 60. Sistemi është gjerman, 2 plus 1 plus 1, sistem shumë i mirë. Në Durrës kemi një model të shkëlqyer. Në Durrës kemi shkollën e lartë profesionale, e cila është një unitet, një kontinuitet me shkollën e mesme “Beqir Cela” në Shkozet. Përbën një asamble të përgatitjes profesionale. Fastip është një fakultet i partneritetit publik privat, ku kompani të ndryshme rekrutojnë të rinjtë dhe u paguajnë shkollën, të 41 të diplomuarit, të 41 në vende pune. Në shkollën “Karl Gega”, drejtori me njoftoi se asnjë nxënës që ka mbaruar këtë shkollë nuk ka mbetur pa u punësuar. Tregu ka uri për profesionistë.
Për boshtin e jugut, ju keni disa vite që e keni hedhur këtë ide, ku është ecuria e këtij projekti?
Boshti i jugut është një projekt madhor. E keni dëgjuar zotin Rama në këtë fushatë se do të ndërtojë një rrugë. U tha dibranëve se do ndërtojë rrugin e Arbrit që po e ndërtojmë ne. Boshti i jugut po ndërtohet me modifikime. Autostrada Tiranë-Elbasan është segment thelbësor i boshtit të jugut. Ndërkohë po ecet drejt Dumresë dhe Kuçovës për të zbritur në Berat. Boshti i jugut absolutisht do ndërtohet, sikurse rruga e Arbrit. Këto të dyja kanë mbetur veprat për tu ndërtuar gjatë mandatit të ri.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha bredh nëpër Shqipëri, gënjen e rrudhet përditë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›