Adele: Më pëlqen trupi im
Këngëtarja me zërin e mrekullueshëm, Adele, është komentuar shpesh herë për pamjen e saj të jashtme dhe mësë shumti komentet kanë qenë negative për shkak të peshës së saj. Megjithatë, këngëtarja nuk i merr aspak në konsideratë këto komente pasi i pëlqen vetja ashtu sic është.
Gjatë një interviste ajo është shprehur se nuk ka arsye pse të humbë kililogramë pasi për të kjo nuk përbën asnjë problem. Ajo tha se mund të nisë ndonjë dietë vetëm nëse pesha e saj do të ndikojë në jetën seksuale.
“Kur kam lexuar për herë të parë komente rreth peshës sime mendova se do të prekem, por në fakt nuk kanë ndikuar dhe nuk do të ndikojnë asnjëherë tek unë. Mjafton që unë të ndihem mirë me trupin që kam”-është shprehur Adele.
(e.m/j. knezi/BalkanWeb)