3 ligjet, Vasilika Hysi: Abstenova sepse nuk votoj symbyllur
Parlamenti miratoi me votat e mazhorancës dhe të opozitës tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Por ranë në sy disa vota abstenim.
Ligji për Gjykatën e Lartë u abstenua nga deputetja e PS, Vasilika Hysi. Duke folur për GSH, ajo thotë se nuk e ka parë si ligj në komision.
Unë jam juriste dhe nuk mund të votoja symbyllur pa e parë një ligj, tha ajo.
E pyetur nëse vota e saj abstenim ishte një thyerje e vendimit të grupit parlamentar socialist, Hysi deklaroi se nuk pati ndonjë vendim të grupit për mënyrën e votimit.
Ndërkohë projektligji Për nëpunësin civil u miratua me 107 vota pro dhe 2 vota abstenim të deputetëve socialistë, Blendi Klosi dhe Ermonela Felaj, që të kontaktuar nga GSH nuk preferuan të sqarojnë votën e tyre./ep