3 mars 2008
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një marrëveshje
Në mbledhjen e datës 3 mars 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi projektligjin: Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, në prani të specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kjo marrëveshje tip, ndihmon komunitetin e biznesit, që zhvillon aktivitet ekonomik në të dy vendet, që të mos tatohet sipas të dy legjislacioneve dhe njëkohësisht, ndihmon të mos ketë evazion fiskal.
Shteti shqiptar e ka nënshkruar këtë marrëveshje me 24 shtete deri më tani.
Komisioni e miratoi marrëveshjen me të gjitha votat pro. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 23 46 12.) Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton e miraton dy projektligje
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 3 mars 2008, shqyrtoi:
1. Projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar".
2. Miratoi raportin e Komisionit për kërkesën Për shkarkimin e Këshillit Drejtues të ERT-së
Gjatë shqyrtimit të projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar", ishin të pranishëm në mbledhje Zëvendësdrejtori i Agjensisë së Legalizimeve dhe Urbanizimit, Ferdinand Shehu dhe specialistet e kësaj agjensie, Liliana Hasani dhe Jeta Velaj, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, Majlinda Duka dhe Gazmend Shalsi, si dhe Deputetët, Arian Madhi, Blendi Klosi dhe përfaqësuesi i shoqatës së ish pronarëve, P. Vorbsi.
Fillimisht, u dëgjua relatori i opozitës Pilo Keri, i cili u shpreh kundër në parim me miratimin e këtij projektligji.
Përfaqësuesi i shoqatës së ish - pronarëve shprehu objeksione në lidhje me faturën financiare të legalizimit dhe afatet që do të kërkojë ky proces. Si përfundim, projektligji u miratua në parim me shumicë votash pro të deputetëve të mazhorancës, të cilët ishin të mendimit se ky projektligj nuk cenon parimin e centralizimit të pushtetit vendor dhe se të ardhurat që do të vilen nga ky proces do t`i jepen pushtetit vendor. Deputetët e opozitës u shprehën kundër këtij projektligji, sepse sipas tyre ky projektligj i jep kompetencat që i përkisnin pushtetit vendor, ALUIZN-it.
Në përfundim, Komisioni vendosi që ta vazhdojë shqyrtimin nen për nen të projektligjit në mbledhjen e datës 4 mars 2008, në orën 10:00.
Për çështjen e dytë të rendit të ditës, u miratua raporti i Komisionit për seancë plenare me dy qëndrime. Opozita u shpreh kundër miratimit të kërkesës për shkarkimin e Këshillit Drejtues të ERT-së, ndërsa deputetët e maxhorancës e miratuan këtë kërkesë. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 23 46 07).

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.