3 mijë euro për fitoren me Kombëtaren

Cdo fitore e Kombëtares shqiptarë të futbollit jashtë fushë do cojë në "xhepat" e lojtarëve nga 3 mijë euro seicilit. Fitorja e arritur brenda do të shpërblehet me nga 2 mijë euro. Barazimi si për ndeshjet jashtë dhe brenda do të vlerësohet nga 1 mijë euro, ndërsa për ndeshje të rëndësisë së vecantë shpërblimet do të jenë ekstra. Këto janë vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv.
Shqipëria ka mundur të marrë vetëm një barazim (2-2) me Bjellorusinë në transfertë, ndërsa me Rumaninë në Tiranë humbën 2-0.
Kombëtarja jonë, ndeshjen më të afërt do ta ketë më 11 tetor me Holandën në "Amsterdam Arena".
Në fushatën për kualifikueset e Botërorit të Gjermanisë, me rastin e fitores ndaj Greqisë (2-1) u dhanë 500 mijë dollarë shpërblim, që është dhe shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë.