Bajko, ky "kryenec" supersticioz

Kane kaluar kater jave nga fillimi i kampionatit dhe si asnjehere tjeter, gjate ketyre viteve te fundit, Partizani ka arritur te marre thuajse piket maksimale ne keto perballje (10 pike, tre fitore dhe nje barazim). E megjithate, eshte bere e e katerta here radhazi qe trajneri i "demave te kuq", Neptun Bajko nuk ka dashur te flase, as pas ndeshjes (gje qe eshte e detyruar me ligj sportiv, madje ka edhe sanksione ne rast te shkeljes se tij) dhe as gjate javes per asnje media (perjashto nje deklarate tek Radio +2 pas fitores me Besen ne "Niko Dovana"). Sigurisht nje gje e tille nuk te ben te habitesh, pare karakterin e teknikut, sidomos gjate ketyre viteve,qe ai ka drejtuar disa nga skuadrat e superiores, perfshire ketu Partizanin, Vllaznine, Teuten. Por, ne ndryshim nga sezonet paraardhese, ku trajneri Bajko ka dhene prononcimet e tij pas fitoreve dhe eshte larguar pas humbjeve, apo barazimeve te padeshiruara, ne kete sezon nje gje e tille duket se eshte kthyer ne nje gje normale per njeshin e pankines se Partizanit, i cili me kete sjellje ka treguar se nuk ka deshire te respektoje sadopak punen e gazetareve. "Mos me pyesni nuk kam se cfare te them", eshte bere nje koment i mesuar permendesh tani nga Bajko, qe largohet menjehere sapo sheh t'i afrohet ndonje gazetar, sikur keta te fundit do ta conin ne tribunalin e Hages dhe jo ta pyesnin per aktualitetin dhe gjendjen e skuadres (gjera normale keto per t'iu pergjigjur nga nje trajner). Por sa me shume kalojne javet duket se Bajko po gjen rehatine e kerkuar me kete lloj sistemi qe ka ndertuar. Partizani fiton, ai nuk denjon te flase. Lind pyetja, po kur te vijne humbjet? Perpara eshte nje derbi kryeqytetas dhe sigurisht nuk do te jete as Luftetari, e as Apolonia, por Tirana e Mirel Joses. Nje perballje e veshtire, e cila mund te sjelle edhe humbjen e pare te Partizanit. Po atehere cfare do te thoshte "memeci" Bajko? Nese ai nuk flet kur te tijkte fitojne, cfare do te beje ai kur te vijne humbjet? Dhe si per te shkuar tamam ne "fare", pas Tiranes vjen i shumeprituri Shkumbin, i cili pervecse ka qene gjithmone macja e zeze e Partizanit, kete here e pret ate si kryesues dhe si rival, per nga pozitat aktuale ne kampionat. Po kete here cfare do te thote Bajko, nese do te pranoje te flase, gjithmone. Ishte faji i skuadres? Lojtaret nuk zbatuan detyrat taktike, apo cfare? Mos mendon valle tekniku se "memeceria" e tij po behet shkak per mbarevajtjen e skuadres qe drejton? Apo ndoshta ai ka zgjedhur kete rruge per te mos u shqetesuar me pikerisht kur Partizani do te pesoje humbjen e pare, apo edhe me tej? Sido qe te jete, "kryenecesia" e trajnerit dhe supersticioziteti i tij nuk jane faktoret qe te bejne te fitosh kampionatin,por vetem te humbesh respektin dhe mirenjohjen e publikut, qe ne raste te tilla si te shtunen ne mbremje luajne nje rol shume deciziv ne suksesin e skuadres se tij. Nje shembull te tille Bajko e ka sjelle edhe vete, kur bente rolin e specialistit ne disa televizione. Mjafton te permendesh rastin e brazilianit Sokrates te Romes, te cilin ai e adhuronte aq shume dhe qe ne nje moment te caktuar iu kthye publikut te Olimpikos dhe i kerkoi qe ta mbeshtesnin, pasi pa perkrahjen e tij nuk mundi te luante me. Nje risi te tille e ka sjelle vete Bajko, i cili ka qene prezent ne nje ndeshje te tille ne Serine A. Po ai vete, me keto gjera qe ben tek cili publik deshiron te mbeshtetet, kur te kete nevojen e tij?