Më 11 tetor Elvir Muriqi kundër amerikanit Ted Muller

Prishtinë, 26 shtator - Elvir Muriqi do të zhvillojë më 11 tetor mecin e tij të 35-të në ringun profesionist. "Kosova Kid" do të kryqëzojë dorëzat me amerikanin Ted Muller në një përballje prej tetë raundeve që do të zhvillohet në "Westchester County Center" të New Yourk-ut.
Është ky edhe një mec që është i vlefshëm për Muriqin për ngritjen e e tij në ranglistën botërore në kategorinë gjysmë të rëndë për të pasur mundësinë që të luftojë për titull të kampionit të botës.
Kundërshtari i Muriqit, 34-vjecari Muller ka një bilanc prej 19 fitoreve (9 prej tyre me nokaut), 7 humbjeve dhe 2 barazimeve nga 28 mecet e tij në ringun profesionist, ndërsa mban edhe titullin e kampionit të Amerikës veriore në kategorinë gjysmë të rëndë.
Elvir Muriqi aktualisht renditet i 86-ti në renditjen botërore në kategorinë "Cruiser", kategori në të cilën ka boksuar në mecin e tij të fundit përballë amerikanit Marlon Hayes. 27-vjecari nga Peja ka një karrierë të pasur në ringun profesionist. Nga 34 mecet sa ka zhvilluar, Muriqi ka dalë fitues 31 herë, 19 prej të cilave me nokaut, ndërsa ka pësuar vetëm 3 humbje.
Liridon Ibërdemaj