E Diel, 1 Nëntor 2026

11 skuadra të Kategorisë së Dytë rrezikojnë të “zhduken”

Komiteti Ekzekutiv morri në shqyrtim gjendjen e stadiumeve te klubeve që kërkojnë të luajnë në Kategorinë e dytë. Nga inspektimi i Komisionit të Licensimit të FSHF-së rezultoi se vetëm 16 skuadra kanë kushtet e pranueshme për zhvillimin normal të ndeshjeve të kampionatit. Njëmbëdhjetë skuadrave të tjera: Kukësi, Clirimi, Maliqi, Bylis, Saranda,Këlcyra, Olimpik Tirana, Plugu, Tropoja, Prenjasi dhe Himara u janë lënë 10 ditë afat kohor për të përmirësuar gjendjen e fushave ku do të luajnë. Në rast të mosplotësimit të kushteve të licensimit këto skuadra nuk do të marrin pjesë në kampionatin e Kategorisë së Dytë që fillon në datë 15.10.2006.
Një javë më parë në vijim të këtij qendrimi, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi shtyrjen e fillimit të kampionatit kombëtar për kategorinë e dytë, pasi disa prej klubeve nuk i kanë plotësuar kushtet në stadiume, qe janë në gjendje kritike, ku mungojnë rrethimi i jashtëm dhe i brendshëm, ndërsa fushat nuk janë në gjëndje të mirë. Në Kategorinë e Dytë drejtojnë disa trajnerë më përvojë ku më i famshmi është ish-trajneri i Kombëtares, Sulejman Demollari që do të drejtojë ekipin "5 Shtatori" të Corovodës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›