Ukrainasi Romanishin, viktima e parë e Dinamos

Mesfushori ukrainas Sergei Romanishin është lojtari i parë i larguar nga Dinamo. Përjashtimi i tij është bërë nga vetë presidenti Besnik Sulaj. Në katër kavë Dinamo ka mundur të marrë vetëm 3 pikë. Romanishin në katër ndeshje ka luajtur vetëm 129 minuta dhe e ka filluar vetëm njëherë ndeshjen si titullar (Luftëtari-Dinamo 2-0).
31-vjecari Romanishin ka luajtur në Shqipëri me 3 skuadra të ndryshme: Dinamon, Shkumbinin dhe Erzenin. Gjatë karrierës së tij në Shqipëri, ukrainasi ka mundur të fitojë njëherë titullin kampion me Dinamin në sezonin 2001-2002.