E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 milionë euro për një statujë false

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 18:51

Një milionere mashtrohet në mënyrë të përkryer. Një statujë e njërës prej perëndive të fiseve Maja, e shitur të hënën për një çmim rekord prej 3 milionë euro, në ''Hotel Drouot'', në Paris, nuk ishte një vepër para-hispanike origjinale, por një prodhim i kohëve të fundit, njoftuan përmes një deklarate qeveria meksikane dhe Instituti Kombëtar i Historisë dhe Antropologjisë në Meksikë (INAH) .

Ekspertët e ''INAH'' kishin ekzaminuar statujat dhe veprat e paraqitura në ankand dhe kishin zbuluar se vepra nuk ishte origjinale, ndërkohë që kishin paralajmëruar autoritetet franceze përmes ambasadës meksikane në Paris.

Por, kjo nuk kishte shërbyer për asgjë dhe shitja u mbyll për një shifër rekord prej tre milionë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›