Vleresohet Limaj qeveria mohon perplasjet

Qeveria e Kosovës vlerëson qëndrimin e deputetit Fatmir Limaj për të bashkëpunuar me Drejtësinë, dhe nuk ka përplasje në qëndrime, edhe pse fletëarresti ndaj tij është vlerësuar si shkelje e ligjit nga Eulexi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci tha se nuk ka përplasje në mes Qeverisë së Kosovës dhe deputetit Limaj, i cili ka deklaruar dorëzimin vullnetar të imunitetit për ti hapur rrugën hetimeve.
“Jo nuk ka diskrepancë , unë mendoj që z. Lima ka qenë shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë .Kosova është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësi , por natyrisht Lima ka të drejtat e veta ligjore dhe kushtetuese”, tha Hajredin Kuqi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kuçi tha se për qeverinë Kosovës prioritet mbetet sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë , lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër, e bazuar në rregulla ndërkombëtare, prandaj kushdo që të jetë në Kosovë duhet ti respektoj normat ligjore.
“Natyrisht është qëndrim i Republikës së Kosovës por edhe qëndrim i imi. Si ministër i drejtësisë e quaj sundimin e ligjit me ligj dhe ata të cilët e sundojnë ligjin në Kosovë , pa marr parasysh kushdo që janë , duhet të kenë parasysh rregullat tona, ligjet tona,kushtetutën ton”, tha Kuqi. Qeveria e Kosovës konsideron se imuniteti i deputetit Fatmir Limaj është i garantuar me Kushtetutë dhe ai duhet të respektohet.
Sala Mustafa