Spanja me mungesa

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 18:32
Cesc Fabregas, Carles Puyol dhe Pedro Rodriguez do t’i mungojnë kampionit botëror, Spanjës, në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2012, ndaj Republikës Çeke dhe Lituanisë.
Spanja i pret çekët të shtunën në Grenada, para se të udhëtojë drejt Kaunasit katër ditë më pas për t’u përballur me Lituaninë.
‘Stuhia e Kuqe’ do të mundohet ta ruajë pamposhtësinë e saj në kualifikime.
Mirëpo, kampionët e Evropës do të jenë të hendikepuar pa dyshen e Barcelonës dhe lojtarin e Arsenalit, që të tre të lënduar.
Në vend të tyre, selektori Vincente del Bosque ka ftuar treshen Juan Mata, Andoni Iraola e Javi Martinez.