E Diel, 1 Nëntor 2026

Neokonservatorët amerikanë po rikthehen: “National Affairs” bën analizën e këtij fenomeni politik

Bota neokonservatore amerikane, e cila shumë herë është dhënë e groposur, në të vërtetë tani po jeton një fazë fermentimi intelektual, në këtë pjesë të parë të periudhës “Obama”. Pinjollët e asaj bashkësie intelektualësh liberalë e të majtë, që në fund të viteve ‘60 u spostuan në pozicione konservatore, sepse kishin humbur besimin në programet sociale të drejtuara nga shteti, por edhe pse urrente një antiamerikanizëm nga lëvizjet e së majtës së re, tani janë kthyer në qendër të vëmendjes me një seri iniciativash editoriale dhe politike që të kujtojnë vitet e arta të tyre. Norman Podhoretz, një nga kolonat kulturore të lëvizjes, ka publikuar një libër - “why are jews liberal” (përse janë liberalë hebrenjtë?) - për të shpjeguar sesi ka mundësi, në këtë botë sot, që pjesa më e madhe e botës hebraike amerikane vazhdon të votojë majtas, duke parë që është thyer tashmë si paradigma e faktit që konservatorët janë kundërshtarë të hebrenjve dhe të Izraelit; pra janë liberalë filosemitë dhe filosionistë.
Revista “luftarake” Commentary,  e drejtuar prej më shumë se 30 vjetësh nga Podhoretz, kohët e fundit po rinovohet në thelb, kjo falë edhe drejtimit më trendy të djalit të tij John, kurse krahu neokonservator, i cili është i interesuar më shumë për politikën e jashtme, ka bërë të mundur daljen mbi ujë në Uashington të një qendre të re studimesh, “Foreign Policy Initiative”. Rrjeti i think-tankeve, i themeluar nga Bill Kristol dhe Bob Kagan, sapo i ka drejtuar një letër të hapur presidentit Barack Obama, për të mbështetur angazhimin në Afganistan të Shtëpisë së Bardhë dhe gjeneralëve të saj dhe për datat 21-22 shtator ka thirrur një konferencë të madhe mbi “freedom agenda” (agjenda e lirisë) të George W. Bush në periudhën “Obama” me titull: “Të përparojmë dhe të mbrojmë lirinë”.
Iniciativa më interesante është ajo e një reviste të re, që u është dedikuar tërësisht problemeve strategjike dhe atyre të planifikimit të politikës së brendshme amerikane. Revista e re quhet “National Affairs” dhe po lind nga hiri i revistës më influente që kanë pasur neokonservatorët që prej vitit ‘60: “la Policy Review”, e themeluar nga ikonat e demokracisë si Irving Kristol, Nathan Glazer, Daniel Bell, si dhe nga ambasadori i OKB-së, senatori demokrat i Nju-Jorkut, Daniel Patrick Moynihan. David Brooks, në “New York Times”, ka ripërmendur në një shkrim të posaçëm, se ideja origjinale e “Policy Review”, e mbyllur në 2005-n, kur Kristol doli në pension, ishte të kapërcente përballjen e madhe midis socializmit dhe kapitalizmit dhe të koncentroheshin për të prodhuar zgjidhje politike më pak ideologjike e më shumë të centruara në matjen e kostove dhe benefiteve. Nga kolonat e “Policy Review” kanë dalë ide që kanë transformuar shoqërinë amerikane: qysh nga recetat liberiste dhe formulat e uljes së taksave të Milton Friedman, deri tek “Walfare state” e Bill Klinton, që vazhdojnë me propozimet që të shtonin “fonde për shkollën” për të garantuar të drejtën e edukimit dhe që mbarojnë me idenë e një politike  revolucionare “anti-krim në qytet”, të ushtruara nga Rudy Giuliani në Nju-Jork.
Revista e re “National affairs” po lind po me të njëjtin objektiv, ka shpjeguar filozofi i politikave dhe i bioetikës Yuval Levin, i cili edhe e drejton këtë tribunë: të bëhemi një laborator idesh për të ardhmen e Amerikës, të marrin një hapësirë intelektuale ku shkenca dhe planifikimi politik të kryqëzohen me çeshtjet morale dhe kulturore. Numri i parë, i cili mund të shkarkohet i gjithi nga sajti nationalaffairs.com, përmban sprova nga më të ndryshmet: mbi karakterin kombëtar amerikan, mbi nevojën e një kontrate të re sociale për shtresën e mesme, mbi pabarazitë, nga barrierat deri në mobilitetin social, mbi konservatorizmin solidar, mbi buxhetin publik të Kalifornisë, mbi universitetin dhe mbi neo-humanizmin (sa fjalë e vështirë për ne!) që sipas Brooks, tenton ta konsiderojë njeriun si një qenie shpirtërore dhe jo si një njësi ekonomike a rondele e një politike teknokrate.
Një nga sprovat më të cituara nga blogjet mbetet ajo e ekonomistit të dëgjuar italian Luigi Zingales mbi ekselencën e kapitalizmit amerikan, kaq i pasur në pasqyrimin e shembujve si Bill Gates apo Warren Buffett, që janë bërë të pasur me atë ç’ka kanë sipërmarrë, dhe jo falë marrëdhënieve me shtetin. Ekonomisti i Chicago-s vlerëson se ndërlidhja e madhe e bizneseve me sektorin publik nuk e ka gëzuar as kapitalizmin dhe as shtetin. Revista është e botuar nga shoqëria që publikonte më parë Policy Review (po në këtë sajt gjendet edhe arkivi historik i revistës, duke nisur nga sprova aktuale e 2001-it e Friedmanit mbi reformën në shëndetësi), National Affairs ka një komitet editorial me figura të tilla intelektuale si Bill Kristol a Leon Kass, nga John DiIulio deri tek Martin Feldstein, nga Irwin Stelzer tek James Q. Wilson, por edhe donatorë të mëdhenj njujorkezë, nga Roger Hertog deri tek Bruce Kovner.

Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›