Në kërkim të budallaqeve që dëshmojnë besnikëri ndaj ylberizmit...
Vetëm njerëzit me kufizime mendore mund ta quajnë “normale” të ashtuquajturën zgjedhje “demokratike” të kryetarit të PS. Jo vetëm antidemokratike, por edhe antilogjike. Kjo zgjedhje eshte formale, pasi - praktikisht a nuk veproi edhe Kongresi i jashtëzakonshëm i PS në Gushtin e Thyer, per ta quajtur Edvinin mandatmbaruar e per te vendosur zgjedhjet per kryetarin e ri? Edvin Rama dikton - sikurse Enver Hoxha - çdo vendim politik të PS edhe në ndërkohën e vdekur të kryetarit mandatmbaruar. Ndaj, me risinë politike edhe Ben Blushi i cilësoi “budallaqe” - jo personalisht Rudina Seserin – por gjithë ata socialistë me kufizime mendore, të cilët u dyndën në listat zgjedhore të deputetëve të PS dhe të kryetarit mandatmbaruar
Ju sjell edhe një shembull të jetuar, se cila është partia budallaqe e ...socialistëve edvinistë. Në 2005-n Edvin Rama, si kryetari i porsazgjedhur i PS, personalisht mori iniciativën që të organizonte degën e PS në Greqi. Ishte kjo një nga risitë politike që ndërsillte në PS Edvin Rama, pa harruar “perestrojkën” edviniste “Një anëtar - një votë”.
Në Athinë, edhe pse ishte i pranishëm Edvin Rama - së bashku me Saimir Tahirin e Blendi Klosin - bënë zgjedhje parodike e zgjodhën kryetar të degës së PS në Greqi një jopolitikan e ithtar të vorioepirizmës. Ngrihet pyetja? Kanë mbaruar intelektualët emigrantë shqiptarë – nuk bëj dallim shqiptarë me minoritarë grekë- që të jenë në krye të një dege partisë socialiste në Greqi? Pastaj, derisa ishte vetë i pranishëm në zgjedhje në Athinë, Edvin Rama, nuk mundi të mësonte që kryetari i preferuari i tij për degën e PS në Greqi sapo e kishin përzënë edhe nga organizata e Vorioepiriotëve?
Të tillët, ata që Ben Blushi i cilësoi hapur në grupin parlamentar të PS ditë më parë “budallaqe”, nuk janë mishërim personal i personit Rudina Seserit, as i vorioepirotit qe vuri nen thunder PS-në ne Greqi. Të tillët, “budallaqe e budalla” janë të zgjedhurit e ish-kryetar Edvin Ramës. Janë këta të zgjedhurit e ish-kryetar Edvin Ramës “budallaqe e budalla” që do të votojnë edhe kryetarin mandatmbaruar Edvin Rama sërish për kryetar të PS.
Kjo është PS. Partia socialiste e budallenjve dhe e budallaqeve. Vetëm anëtarë të këtillë -edhe pse me të meta mendore të kufizuara - janë të aftë dhe të mjaftueshëm që të zgjedhin sërish për kryetar partie një kryetar mandatmbaruar. Vetëm një parti e budallenjve dhe e budallaqeve mund të pranonte që në grupin parlamentar të PS të ishte i pranishëm edhe kryetari mandatmbaruar Edvin Rama. Ky kryetar mandatmbaruar nuk është deputet. Përse duhet që Edvin Rama të ishte i pranishëm në grupin e deputetëve parlamentarë të socialistëve? Përse nuk ishte edhe ish-kryetari i PS Fatos Nano? Madje, Nanoja mund të pranohej në grupin parlamentar të PS edhe si kryetar nderi, pasi është themelues i PS. Një parti socialiste e budallenjve dhe e budallaqeve mund të pranojë pa kushte diktatin monist të Edvin Ramës për bojkot të parlamentit nga socialistët përtej çdo norme partiake, përtej çdo transparence politike. Çudia politike është se deputetët e votuar nga socialistët u shprehën për bojkot të bojkotit edvinist. Mirëpo, me votime “demokratike” të shumicës së budallenjve e budallaqeve të deputetëve socialistë “fitoi demokratikisht” diktati i bojkotit Edvinianë.
Kështu që të votosh për kryetar të PS një kryetar mandatmbaruar nuk duhet inteligjencë, nuk duhet personalitet politik i gjithësejcilit anëtar partie, anëtar kryesie të partisë, të deputetëve të grupit parlamentat të socialistëve. Zellshmëria, verbëria politike janë të mjaftueshme për socialistët edvinistë. Të tjerat, intrigat politike, manipulimet politike, diktati politik, monizmi politik, kërcënimet politike, përndjekjet politike i zotëron kryetari mandatmbaruar i PS. Mjerë ai kryetar dege i PS që nuk është Anastas Murati apo Rudina Seseri. Që nuk është budalla e budallaqe. “PS-PPSH”-ja edviniste ka edhe Gramoz Ruçë, që të bëjnë varrin politikisht. E provoi kryetari i degës së PS në Lushnjë. Po, prapë mirë, që nuk ishte viti 1988, se si Mehmet Shehu do ta kish pësuar edhe ky ish-politikan vendor...