E Diel, 1 Nëntor 2026

3 organizata shqiptaro-amerikane takohen me kongresmenin Dana Rohrabacher

15-07-2011 / Nga Zef Balaj

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, “Vatra” dhe Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane patën një takim pune në Washington me kongresmenin Dana Rohrabacher. Në këtë takim u diskutua një gamë çështjesh me kongresmenin. Ish-kongresmeni Joe Dioguardi, relatori kryesor i takimit, u përqendrua në katër çështje që shqetësojnë këto organizata: Ruajtja e tërësisë territoriale në Kosovë, Monitorimi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nga institucione ndërkombëtare, Çameria dhe të drejtat e shqiptarëve çamë si dhe Dënimi i krimeve të komunizmit në Shqipëri
Kongresmeni Dana Rohrabacher qartazi mirëkuptoi problemet që shqetësojnë këto tri organizata dhe shprehu gatishmërinë të ofrojë ndihmesën e tij. Për dënimin e krimeve të komunizmit ai shprehu vendosmërinë që ta ndiqte me përparësi çështjen. Për kongresmenin ishte i papranueshëm fakti që  mbeturinat e komunizmit të bëhen pengesë për përparimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë. Për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni ai i siguroi të pranishmit në takim se do të kontaktonte menjëherë me anëtarë të tjerë në kongres dhe do të kërkonte monitorim nga jashtë të regjistrimit të popullsisë me qëllim që të shmangej çdo mundësi manipulimi. Për çështjen çame shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë dhe të takojë me përfaqësuesit çame atje për të mësuar nga afër të vërtetën.
Përfaqësuesit e organizatave në takim mbetën tepër të kënaqur nga niveli i interesimit dhe kujdesi i qartë që shfaqi kongresmeni. Ai ishte kureshtar, përfshirës dhe analitik për çështjet e diskutuara.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›