“Imuniteti” Meta i përgjigjet Withers: Duhet PS në Kuvend
TIRANE- Maxhoranca është e gatshme për heqjen e imunitetit por një gjë e tillë bëhet me pjesmarrjen e opozitës në kuvend. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke komentuar deklaratën e Ambasadorit Withers, tha se maxhoranca është e gatshme ta realizojë këtë nga pikëpamja institucionale, duke kërkuar mirëkuptimin e opozitës, që fillimisht tha ai duhet të marrë pjesë në kuvend.
“Ne jemi të hapur në cdo moment që ta realizojmë dhe nga pikëpamja institucionale por për këtë duhet edhe mirëkuptimi i opozitës sepse është një veprim shumë i rëndësishëm. Pra në cdo moment që opozita është gati dhe jep mbështetjen për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, absolutisht që maxhoranca do ta avancojë këtë proces, për ti hapur rrugë cdo cështje që ka të bëjë me hetimin e cilitdo, përfshirë edhe ata që gëzojnë sot imunitet” u shpreh Meta.
Ambasadori amerikan Withers bëri sot thirrje për heqjen e imunitetit parlamentar duke theksuar se “imuniteti nuk duhet të sigurojë strehë për ata që përballen me masa ligjore dhe në ndjekje penale. Nuk duhet të jetë dhe një mundësi për të mbrojtur atë që është fajtor dhe për të mbajtur ata persona në pozita drejtuese.”.
Për gjetjen e një marrëveshje me opozitën që shumica të zero vendet në parlament, Meta tha se shumica ka ofruar të gjitha hapësirat e mundshme për këtë dhe se në kurriz të pavarësisë së gjyqësorit nuk mund të veprohet.
(e.n/News24/BalkanWeb)