E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë Prezë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Prezë, kur dy makina janë përplasur midis tyre, dukel lënë pas 4 të vdekur dhe 2 të plagosur. Sipas informacioneve makinat të cilat janë përplasur kanë qënë një me targa Kosove dhe një me targa Laçi. Ndërkohë të plagosurit Gert Popa dhe Dalmian Doda përkatësisht nga 21 vjeç janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohen se katër viktimat të jenë shtetas kosovarë pasi u gjendën në makinën me targa të Kosovës por ende nuk dihet identiteti i viktimave.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe thekson se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy makinat dhe lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›