Aksident në Fushë Krujë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër të Rinasit, kur dy makina janë përplasur midis tyre, dukel lënë pas një të vdekur dhe tre të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në Fushë Prezë ku dy makina njëra më targa të Laçit dhe tjetra me targa të Kosovës janë përplasur. Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe thekson se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy makinat dhe lagështira në rrugë. Nuk dihet ende identiteti i personave të aksidentuar.