E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Serbët të përfshihen në FSK

Krakov- Gjatë mbledhjes në Krakov të Polonisë, ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s u kanë bërë thirrje etnisë serbe, që të përfshihen në Forcën e Sigurisë së Kosovës"Aleatët janë të kënaqur me mënyrën me të cilën KFOR-i është duke zbatuar detyrat e reja”-deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, teksa ka shfaqur shpresën që serbët e Kosovës do të përfshihen në numër më të madh në FSK.

Sipas sekretarit Scheffer, ministrat e mbrojtjes janë të kënaqur me faktin se situata në Kosovë ka mbetur e qetë përkundër një ambienti të ndërlikuar politik. "Aleatët kanë shfaqur kënaqësi me mënyrën si bashkëpunojnë aleatët e ndryshëm ndërkombëtar në terren – kjo natyrisht ka të bëjë me bashkëpunimin e KFOR-it dhe Misionit EULEX”-ka vijuar shefi i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›