E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ulja e borxhit publik, objektiv i qeverisë

UASHINGTON- Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se qeveria shqiptare ka si objektiv të saj uljen e borxhit publik. Bode i bëri komentet gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ndër të tjera tha se qeveria synon që ta çojë borxhin publik deri nën 55% brenda vitit 2015.

Jemi të përqëndruar në miradministrimin e borxhit publik, jo vetëm kostos, por edhe për ta zvogëluar. Për ekonominë shqiptare por edhe më gjerë, tani sfida është e dyfishtë, për të stabilizuar treguesit makroekonomikë dhe njëkohësisht të ndërtohet një agjendë e zhvillimit ekonomik. Në Shqipëri nuk kemi një rritje të kostos së borxhit ka ngelur në nivelin 58.7 % që është relativisht i lartë në raport me vendet e rajonit.- tha Bode.

Lidhur me akuzat e shtypit për linjën e interkonjeksionit, ministri Bode u shpreh se ishte një presion nga grupet e interesuara për të vepruar dhe për të bërë presion mbi qeverinë dhe mbi kompaninë që të ketë një fitues, pavarësisht nga kostoja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›