E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shtatë raste me brucelozë

7 raste me brucelozë janë paraqitur në repartin e infektivit në Spitalin Rajonal të Vlorës, dy ditët e fundit kanë qen tre pacientë që janë paraqitur me këto simptoma.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku infeksionist Adrian Misha, i cili shprehet se situata në repartin e infektivit paraqitetet e qetë,  aq më tepër që kanë kaluar edhe muajt e parë të vitit pasi kjo periudhë është edhe koha kur bagëtitë fillojnë shumimin e tyre dhe rreziku është më i lartë.

Mjekët infeksionistë pohojnë se ndërlikimet janë të ndryshme në varësi të ecurisë së sëmundjes, pasi mund të ndodh që të preken deri mushkëritë, zemra, mëlçia, aparati linfograndular dhe sistemi nervor.

Bruceloza është një sëmundje infektive që përhapet me shpejtësi nga bagëtitë te njerëzit, duke dhënë pasoja serioze për jetën e personave të prekur. Bruceloza apo siç njihet ndryshe militenca është një sëmundje infektive dhe njihen katër specie patogjene të brucelave nga të cilat tre të parat janë më kryesore. E para është ajo që jep infeksion te gjedhët, më pas është brucella melitensis që jep infeksion tek dhitë, dhentë dhe brucella suis që jep infeksion te derrat dhe brucella canis që jep infeksion te qentë. /A.Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›