Berisha ne SHBA Shqiperia vend terheqes per biznes

Pas përfundimit të Forumit të Investimeve SHBA-Shqipëri, në Neë York, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, pjesëmarrësve në Forum. Kryeministri Berisha i falënderoi biznesmenët amerikanë për pjesëmarrjen në këtë Forum dhe shfrytëzoi edhe një herë këtë event për t’i ftuar për të investuar në Shqipëri, një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin.
“Jam shumë i vendosur të bëj më të mirën për të lehtësuar barrën dhe pengesat burokratike. Unë ju siguroj se do bëj më të mirën time për të shkuar më tej, sa më e pakët ndërhyrja e qeverisë, aq më e mirë është performanca e ekonomisë dhe më e mirë do të jetë klima e biznesit”, tha Berisha.
Presidenti i kompanisë Coca –Cola Muhtar Kent duke marrë si shmebull investimin e tij në Shqipëri ftoi biznesmenët amerikanë të bëjnë të njëjtën gjë.
“U them të gjithë investitorëve të mundshëm nga SHBA që do të duan të investojnë në Shqipëri, që ka shumë potencial, do të ketë shumë hotele të bukur me 5 yje. Vazhdoj t’i them të gjithë miqve të mi që janë në biznesin e hoteleri-turizmit që ka potencial të jashtëzakonshëm. Mund t’i them çdo investitori të mundshëm në SHBA se ky është një vend që nuk do të ndalet”, tha Kent.
Gjatë qendrimin në New Jork kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me me Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk. Një takim tjetër i kreyministrit Berisha ishte ai me me Kryeministrin e Bhutan Jigme Yoser Thinley të cilit ai i kërkoi të marrë shqyrtimin e dosjes së Kosovës.
Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me kongresmenin Eliot Engel dhe kongresmenin Joseph Crowley, të cilët ishin të pranishëm në punimet e Forumit të Investimeve SHBA - Shqipëri. Gjatë takimit me kongresmenin Engel u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.
Kongresmeni Engel e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës.
Taulanta Boja