E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 të vdekur e 2 të plagosur në plazhin e Vlorës

Foto: Ilustrim

(E plotësuar) Të tri viktimat janë nga Shqipëria; Serdi Bajlozi, 17 vjeç, Diana Ademi 53 vjeçe, dhe Sokol Isufaj nga Fieri.
---
Pranë autorit të krimit gjendej automjeti dhe menjëherë më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se autori i krimit ishte një djalë i moshës rreth 25 vjeç, i veshur me pantallona të shkrutra, dhe me flokë të shkurtër. Ai ka hapur zjarr dhe më tej është larguar nga vendi i krimit, raporton noa.

policia lokale thote se është duke kërkuar një automjet të llojit fuoristradë me targa të huaja.

---

Një person i armatosur ka hapur zjarr para disa minutash tek zona e Kalasë pranë plazhit në Vlorë duke plagosur katër persona. Paraprakisht flitet për vdekjen e tre prej të plagosurve, mes tyre një grua ndërkombëtare, kurse personi i katërt u dërgua në spitalin e Vlorës për ndërhyrje mjekësore, raporton noa.al.

Ngjarja e rëndë ka sjellë dhjetëra forca policore tek vendi i krimit, përreth Ujit të Ftohtë në Radhimë. Dyshohet se autori i vrasjes ka qëlluar me një automatik të tipit Kallashnikov. /Indeksoonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›