E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 te vrare dhe 8 te plagosur ne Stamboll

3 te vrare dhe 8 te tjere te plagosur. Eshte ky bilanci i shkembimit te zjarrit midis policise turke dhe 3 personave qe besohet se jane pjese e nje grupi ekstremist ne Stamboll te Turqise. Sipas te dhenave forcat e rendit, vrane nje nga atentatoret gjate shkembimit te zjarrit. Grupi i perbere prej 3 vetash sulmoi policine me arme zjarri dhe granata , ndersa forcat policore perpiqeshin te nxirrnin ekstremistet qe strehoheshin ne nje apartament.Guvernatori i Stambollit saktesoi se ngjarja ndodhi ne zonen aziatike te qytetit, si dhe shtoi se edhe nje polic dhe nje gazetar humben jeten si pasoje e nje plumbi rikoshete.Mediat turke duke cituar pjestare te policise , deklaruan se sulmi i policise u ndermorr ndaj militanteve islamike te cilet pergatitnin sulme terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›