KE: Zgjedhjet në Maqedoni, me ndarje etnike
Strasburg-Këshilli i Evropës ka vlerësuar se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, janë shoqëruar me daljen në pah të ndarjeve etnike. Në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës theksohet se jehona e dobët e popullatës shqiptare në zgjedhjet presidenciale i ka hedhur një dritë pranisë së një situate të rrezikshme. “Në shoqëri multietnike, pa traditë të gjatë demokratike, është vendimtare që zgjedhjet të mos kontribuojnë në izolim apo vendosjen e kufijve ndarës”, nënvizohet në raportin e KE-së, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Këshilli i Evropës ka kërkuar ndryshimin e rregullativës ligjore, e cila duhet të bëhet me një kompromis të gjerë të partive politike, shoqërisë civile, por edhe me ndihmën e Komisionit Venecian. Ndryshimet duhet të bëhen me theks të veçantë në sferën e pastrimit dhe verifikimit të listës zgjedhore, që siç thuhet në raport “është e çuditshme”, sepse është gati një shifër e barabartë me numrin e votuesve dhe popullsisë.
Në raport zgjedhjet janë vlerësuar se i kanë plotësuar në përgjithësi standardet evropiane, duke u krahasuar si më të mira nga ato të vitit 2008.
Në pjesën e vërejtjeve Këshilli i Evropës ka nënvizuar si shqetësime rastet e presioneve dhe frikësimit të votuesve në rast se do të votonin opozitën, dhe këto presione janë bërë ndaj të punësuarve në administratën shtetërore dhe komunale.