E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomohen 44 oficerët e parë të FSK-së

Prishtinë-Oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë diplomuar dje në Prishtinë. Të 44 oficerë morën gradat nënkolonel dhe major, pas pesë javë stërvitjesh të drejtuara nga ushtarakët e NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë 2500 pjesëtarë aktiv të armatosur lehtë dhe 800 rezervë.

Ngritja e kësaj force që sipas planeve do të jetë shumetnike, është detyrë e NATO-s. E themeluar sipas planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur edhe pavarësia e Kosovës, Forca e Sigurisë është kundërshtuar ashpër nga Beogradi i cili u ka bërë thirrje edhe pjesëtarëve të komunitetit serb që të bojkotojnë atë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›