EULEX: Do të reagojmë ndaj çdo kërcënimi
Prishtinë-Misioni EULEX në Kosovë, ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të serbëve në veri të Mitrovicës, të cilët synojnë të pengojnë ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”. Ky mision bën të ditur se gjatë përleshjeve, ka pasur lëndime të lehta si dhe është qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Misioni bën të ditur se forcat e EULEX-it, janë detyruar të përdorin gazin lotsjellës kundër protestuesve.
“EULEX-i ishte aktiv në mbështetjen e policisë së Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës”, thuhet në një reagim publik të këtij misioni.
EULEX, nëpërmjet kësaj komunikate, u ka kërkuar të dy komuniteteve që të vetëpërmbahen. “Është çështje e palëve që ta zgjidhin këtë çështje përmes negocimit dhe dialogut. EULEX-i është i gatshëm të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit”-vijon komunikata.