E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përkujton ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama përkujtoi 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Ai ndodhej në lagjen kombinat, ku dikur qendronte busti i Stalinit.Ai tha se ky shesh do të shndërrohej tani në një qendër që do të simbolizojë bashkimin e së shkuarës me të ardhmen. Kryebashkiaku ka lancuar konkursin duke ftuar artistët shqiptarë ashtu dhe të huaj.

"Për të zhvilluar këtë konkurs me mendje të hapura shqiptare po dhe të huaja që do të mudn të sjellin këtu ide nga më të ndryshmet për mënyrën se si ne mund të bashkojmë bashkë të shkuarën dhe të ardhmen në të njëjtin shesh, Secili me mjetet e kulturës dhe artit bashkëkohor ne mund të arijmë ta kthejmë këtë shesh në shesh të kujtesës për të shkuarën, por dhe në një pikë referimi për të ardhmen", tha Edi Rama. Në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe ish të përndjekurit të regjimit komunist, si dhe qytetar të Tiranës.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›