Bumçi: Qendrimi i maxhorancës mbështetet nga ndërkombëtarët
Edhe Partia Demokratike thotë se qëndrimet e saj për cështjen e transparencës zgjedhore mbështeten nga ndërkombëtarët. Sipas Aldo Bumcit një fakt i tillë është konfirmuar në deklaratën e kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares.
"Unë jam para jush sot për të garantuar presidentin Soares dhe AP te OSBE-se, se PD është e gatshme të përmirësojë së bashku me opozitën të gjitha rekomandimet e OSBE për zgjedhjet, se do të shqyrtojë të gjitha pretendimet e opozitës të bazuar në fakte dhe prova dhe jo në shpifje. Më duhet të theksoj se deri më sot Zoti Rama nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme në lidhje me akuzat e tij. Më pas, presidenti Soares u bën thirrje të përsëritura deputetëve që të zënë vendet e tyre në Parlament dhe të pranojnë mandatin e tyre si parlamentarë. Në fjalën e tij, në seancën e hapjes së AP të OSBE, presidenti Soares deklaron se 6 marsi është dita e fundit e skadimit të mandateve. I bëj thirrje zotit Rama të lexoi me korrektësi deklaratën e zotit Soares lidhur me komisionet hetimore", deklaroi Aldo Bumci, deputet i PD-se.
Dorian Kodra < I mëparshmi