E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: PS ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Socialistët thonë se kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve për hapjen e kutive, dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partië Socialiste, Arta Dade, renditi një sërë personalitetesh të organizmave evropiane që mbështesin transparencën e 28 qershorit, me gjithe dezinformimet e maxhorancës tha ajo.

"Mbas rezoultës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një ekip i të cilës do të vizitojë Shqipërinë nesër mbrëma, dhe në vazhdim të hënën dhe të martën, kemi mbështetjen pa rezerva të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Evropian për hapjen e kutive dhe për një investigim të plotë të zgjedhjeve përmes një komisioni parlamentar dhe së fundi vjen deklarata e presidentit të AP të OSBE, njëherazi dhe organizmi që vëzhguan zgjedhjet, me raportin e të cilit ka patur spekulime dhe abuzime", deklaroi Dade.

Dade akuzoi Jozefina Topallin se mashtron në takimet e saj me të huajt kur flet për krizën politike në Shqipëri. "Ajo vazhdon të dezinformojë jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe ndërkombëtarët me melodramën për humbje mandatesh dhe pengesa që krijon Gjykata Kushtetuese në hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit", vijoi Dade.

Një delegacion i nivelit më të lartë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet të vizitojë Shqipërinë në kulmin e krizës, kur faktorët politikë vendas nuk arritën të gjejnë zgjidhje.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›