E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ja si të verifikohen votat e 28 qershorit

Për herë të parë kryesocialisti Edi bën publike procedurat sipas të cilave votat në kutitë e 28 qershorit duhet të verifikohen. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Rama nisi të shpjegojë verifikimin e listave të votuesve, prezencën e emigrantëve dhe verifikimin e firmave të votuesve.

• Ristani: Kutitë hapen vetëm për të djegur fletët e votimit
• Bumçi: PD mbështetet nga ndërkombëtarët

"Marrim kutinë në Dukagjin, të votave dhe materialeve zgjedhore. E hapim kutinë, nxjerrim procesverbalin, 940 me 126 për pushtetin. E zëmë se votat janë aq, tani pyetja është këto vota janë të gjith vota të hedhura nga njerëzit, secili votues? Në listën e votuesve verifikojmë gjithë kartat, numrat e pasaportave, korrespondojnë me votuesit apo jo. Interesohemi se sa nga emigrantët që kanë votuar atje në Dukagjin ku votim ika vajtur 95 për qind për shembull kanë qenë atë ditë aty. Ndërkohë ekzistojnë dhe firmat e gjithë komisionerëve. është shumë e thjeshtë që në bazë të firmave të verifikosh firmat e tjera. Ka ekspertizë që e bën thjeshtë fare", tha Rama.

I pyetur për dështimin e tryezës së dialogut, kryesocialisti paralajmëroi sërish protesta të pandalshme deri në plotësimin e transparencës.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›