E Diel, 1 Nëntor 2026

3 televizionet e Edvinit, sjellje skandaloze ndaj mazhorancës, PD deklaron se mund të rishqyrtojë kredencialet e tyre

Konferencë për Shtyp e Partisë Demokratike, lidhur me raportin e agjensisë së pavarur New Politics, mbi monitorimet e mediave, ku spikat censura e tmerrshme që Edvini zbaton tek tre televizionet që kontrollohen prej tij

Jam këtu para jush për të paraqitur kontrollin e tmerrshëm të Edi Ramës mbi 3 media të vendit. Kështu, ju keni para jush, një studim të pavarur të një agjensie shumë serioze, New Politics, i cili fakton se në javën nga data 5 deri në 10 Maj, Top Channel nën ndikimin e Edi Ramës ka transmetuar për opozitën, pra për Partinë Socialiste 4500 sekonda kundrejt vetëm 1427 sekondave për qeverinë dhe 1345 sekondave për partinë më të madhe të vendit, PD.
Pra siç e shihni kjo media transmeton 2 herë më tepër për Partinë Socialiste sesa për qeverinë dhe Partinë Demokratike të marra së bashku. Ky është standardi i lirisë së mediave të kontrolluara nga Edi Rama.
Një standard të tillë censurues ka dhe televizioni tjetër Vizion Plus. Sipas këtij standardi Edi Rama ka 3592 sek. Qeveria ka gjithsej në lajmet e saj vetëm 348 sek. Qartësisht më pak se LSI që ka 556 sek dhe më pak se G99 që ka 359 sek apo Poli i Lirisë që ka 1445 sek. Të marra së bashku PD dhe Qeveria kanë gjithsej 2065 sek. Pra ka 1500 sek më pak se Edi Rama dhe më pak se Poli i Lirisë, G99 dhe LSI të marra së bashku. Ky është standardi që Edi Rama i imponon Tele Jalës.
Po marrim televizionin tjetër News 24. News 24 është kampione. Për Edi Ramën ka dhënë 6076 sek ndërsa për Partinë Demokratike dhe qeverinë të marra së bashku ka transmetuar gjithsej 2020 sek, pra 3 herë më pak.
I prumë këto të dhëna për të denoncuar censurën e dënueshme të vendosur nëpërmjet lejeve të ndërtimit mbi këto media që shkelin në mënyrë flagrante ligjin e vendit, Kodin e Gazetarisë dhe Informacionit dhe Etikën Profesionale.
PD u deklaron këtyre mediave se ndonëse dëshiron të jetë tërësisht e hapur ndaj tyre, e konsideron të padenjë qëndrimin e tyre dhe në rast se do vazhdohet me praktika të tilla do të jetë e detyruar të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj këtyre mediave, të cilat nuk respektojnë asnjë standard. Ne u bëjmë thirrje mediave të qëndrojnë të hapura, të barazlarguara në interesin më të mirë të tyre dhe qytetarëve.
Ne falenderojmë të gjitha ato media të tjera që ruajnë me përgjegjshmëri profesionale, raportet midis PD e PS ose afër normales sic është ALSAT, TV ORA që kanë një përqasje të ekulibruar midis partive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›