E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri, pas Tevezit "kercen" edhe Ronaldo

Tevez deklaroi se pas finales se Romes do te largohet nga Mancester Juanjtid, duke zemeruar tifozet qe nuk deshirojne largimin e tij. Junajtid frikesohet per ndonje largim edhe te yllit te ekipit, Kristiano Ronaldos, qe kerkohet nga disa klube dhe mund te "divorcohet" pas finales se Romes. Por trajneri i djajve, Aleks Ferguson qetesoi tifozerine, pak dite para se Mancester Junajtid, te luaje ne finale me Barcelonen dhe pasi siguroi trofeun e titullit kampion ne Angli. Sipas Fergusonit, Ronaldo eshte celesi i sukseseve te Mancesterit dhe ekipi duhet te matet mire para se te largohet nje lojtar, qe sapo ka fituar edhe Topin e Arte. Trajneri i djajve foli dhe pergenjeshtroi zerat se do te largohet Tevezi, i cili shprehu pakenaqesi per ecurine e ketij edicioni, duke pretenduar se eshte aktivizuar shume pak, me ekipin. "Nuk jam takuar ende me lojtaret, pasi po mendojme per Ligen e Kampioneve", - theksoi Ferguson.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›