E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton titullin, tani pretendon trofeun e "Champions"

Barcelona eshte kurorezuar me titullin kampion ne Spanje. Per te 19 here ne histori, katalanasit sigurojne suksesin me te madh te kampionatit spanjoll. Reali i Madridit eshte mundur 3-2 nga Vilareali, ne ndeshjen e se shtunes ne mbremje, duke i dhene mundesi rivalit te saj qe te shpallej kampion i Spanjes. Reali ishte i vetedijshem se nje humbje do t'i jepte zyrtarisht titullin kampion Barcelones, pa qene nevoja qe kjo e fundit te fitonte ne ndeshjen e djeshme, ndaj Majorkes. Titulli kampion, qe fitoi Barcelona gjate dites se djeshme ishte trofeun i dyte, brena kater diteve. Finalistet e Liges se Kampioneve siguruan trofeun e Kupes se Mbretit, vetem pak dite me pare, ne finale me Bilbaon. Barcelona siguroi dy trofe radhazi, qe prej vitit 1988, kur nuk shenonte nje sukses kaq te larte. Gjigantet katalanas synojne qe me 27 maj te fitojne edhe ndeshjen finale te "Champions", ndaj Mancester Junajtid, per te kurorezuar nje edicion teper te suksesshem. Presidenti i Barcelones, e ka cilesuar sezonin aktual si te jashtezakonshem dhe kurre nuk i kishte shkuar ne mendje se do te shenoheshin triumfe te tilla, para startit. "Konkurenca eshte shume e larte, kjo na ben krenare, qe arrijme dhe fitojme trofete, duke luajtur nje sezon te shkelqyer. Barcelona e ka merituar te shperblehet ne kete menyre," - tha Laporta. I tere qyteti i Barcelones ka festuar gjate dites se djeshme, nderkohe qe skuadra zhvillonte nje ndeshje formale me Majorken ne fushen e kesaj te fundit. Katalanasit jane cilesuar ekipi me i mire i viteve te fundit, pasi loja e tyre eshte ngritur ne nje nivel, qe edhe kundershtaret pas humbjen e ne te gjitha kompeticionet e kane pranuar supremacine e spanjolleve. Sakaq, Vilareali, me fitoren qe shenoi ndaj Realit te Madridit, mban shpresat gjalle qe te jete ne Ligen e Kampioneve, edhe per edicionin tjeter. Ne rast se Barcelona do te fitoje edhe trofeun e Liges se Kampioneve, do te jete ekipi i pare spanjoll qe do te arrije nje sukses te tille ne tre kompeticionet me te rendesishme, brenda nje sezoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›