Gigs, nje rekordmen me fanellen e Mancesterit
Rajan Gigs festoi titullin numer 11 ne Premier Lige, me Mancesterin dhe shenoi nje rekord, te cilin e mbajne vetem kater lojtare, ne tere historine e Premier Liges. Gigs i eshte bashkuar festes se Mancster Junajtid, duke mbajtur trofeun, qe per ate ishte me i vecanti, ne krahasim me te gjithe futbollistet e tjere. Gigs eshte lojtari i vetem me Junajtid qe fiton tre here radhazi, nga kater here titullin kampion ne Angli. Nje legjende dhe i dashur per te gjithe tifozet, Gigs derdhi shampanjen e gezimit, per shperblimin me te mire qe mori skuadra, pasi zhvilloi nje sezon te shkelqyer. "Une kam deshire qe te fitoj edhe nje vit me vone titullin kampion. Askush nuk e ka fituar kater here titullin kampion, kater here radhazi dhe kjo do te ishte nje rekord ne vete", - thekson futbollisti i Mancester Junajtid. Lojtari veteran i djajve synon edhe Ligen e Kampioneve, ne finalen e 27 Majit.