3 vite burg kush shkon me prostituta, të hënën votimi në Kuvend
Mazhoranca dhe opozita do të miratojnë të hënën ndryshimet e fundit në Kodin Penal të cilat do të kalojnë më sipas për miratim në seancës e së enjtes. Pas konsultimeve të shumta ndërmjet relatores Vasilika Hysi, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile, të hënën do shqyrtohet projekti final. Seanca pritet të shoqërohet me debate për një nga ndryshimet, siç është heqja e dënimit për prostitucionin. Me kërkesë të Komisioneres Kundër Diskriminimit , Irma Baraku, në ndryshime është përfshirë heqja e dënimit për prostitutat. Relatorja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet në Kodin Penal ka shprehur pëlqimin e saj për të hequr nga Kodi nenin 113 ku përcaktohet se ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët. Ata që do të përfitojnë favore seksuale kundrejt shpërblimit rrezikojnë gjer në 3 vjet burg. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet burg, thuhet në draftin e përgatitur nga relatorja Vasilika Hysi pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë. Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. E vetmja pengesë për heqjen e dënimit për prostitucionin mund të jetë qëndrimi i mazhorancës e cila nuk dëshiron që të dekriminalizojë këtë vepër, pasi sipas saj, do të zgjeronte fenomenin e prostitucionit në shoqërinë shqiptare. Gjithsesi për hir edhe të konsensusit, demokratët mund të tërhiqen duke u mjaftuar me riformulim të përkufizimit. Në draft është përfshirë edhe kërkesa e deputetit Viktor Gumi për dhunën në familje. Rrahja ndaj bashkëshortit aktual, ish-bashkëshortit apo bashkëjetuesit, rrezikon që të dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Për shkak të specifikave, dhunuesit e fëmijëve, grave shtatzëna apo personave, që nuk mund të mbrohen nuk do të kenë të drejtën e përfitimit të lirisë me kusht apo dënime alternative siç mund të jetë gjoba apo puna e detyruar në komunitet. Në këtë kategori do të përfshihen ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie të ngushtë familjare me autorin e veprës penale, ose ka bashkëjetuar me të, me pasojë cenimin e integritetit fizik të tij, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 5 vjet, thuhet në projektligj. Edhe për dhunë më të lehtë ndaj anëtarëve të familjes, mazhoranca dhe opozita kanë kërkuar ashpërsimin e dënimeve. Nëse ndryshimet do të miratohen, konosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie të ngushtë familjare me autorin e veprës penale, ose ka bashkëjetuar me të , me pasojë cenimin e integritetit psikik dhe/ ose vetëbesimit të tij, do dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 3 vjet. Nëse ndryshimet do të miratohen, të enjten Kodi Penal do të kalojë në seancë plenare. Si Partia Demokratike, ashtu dhe ajo Socialiste kanë deklaruar se pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, fokusi i punës së tyre do të jetë miratimi i Ligjit për Gjykatën Administrative.
Liberalizimi i drogës
Pavarësisht heqjes së dënimit për prostitucionin , mazhoranca dhe opozita nuk do të lejojnë liberalizimin e përdorimit të drogës. Të dy palët në qëndrimet e tyre kanë hedhur poshtë kërkesat për të dekriminalizuar përdorimin e drogës. Gjatë seancave dëgjimore me shoqërinë civile, këta të fundit propozuar që Shqipëria të kthehet në një vend të ngjashëm me Holandën ku lejohet përdorimi i drogës.. Sipas shoqërisë civile, duhet të liberalizohet dhe të shtohet norma e përdorimit të lëndëve narkotike për përdorim vetjak. Ndërkohë kërkesa tjetër është për liberalizimin e prostitucionit. Shoqëria Aksion Plus si dhe Stop HIV-AIDS i propozuan Kuvendit që të liberalizojë përdorimin vetjak të drogës deri në 5 gramë.
Spahiu: Berisha po shet bregdetin te mafia serbe
Ditën e hënë Komisioni Hetimor pritet që të publikojë raportin lidhur me shkarkimin e ish nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Burime nga grupi i punës, bëjnë të ditur se raporti është drejt përfundimit të tij dhe se anëtarët janë duke vlerësuar informacionet e marra nga KLD-së lidhur me financimet. Komisioni hetimor pritet ti kërkojë parlamentit shkarkimin e ish nënkryetarit , ndonëse Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen për tju përkushtuar tërësisht Aleancës Kuq e Zi. Madje dorëheqja u bë temë debati dhe në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mes debatesh të shumta në mbledhjen që zgjati për më shumë se 5 orë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i kërkoi anëtarëve të KLD-së që të mos pranohet dorëheqja e Spahiut. Sipas, Halimit, Spahiu duhet të shkarkohej nga Kuvendi dhe jo të dorëhiqej. Por kërkesa e tij u rrëzua pas votimit . Ndërkohë nga Durrësi, Spahiu akuzoi Berishën si një kryeministër antikombëtar. Sipas tij, shefi i mazhorancës që ditën e ardhjes në pushtet hodhi, parullën Shqipëria 1 Euro me qëllim shitjen e Shqipërisë. Sot në 100 vjetorin e pavarësisë, ai po shet shtetësinë për 100 mijë Euro. Ai e shiti bregdetin e Durrësit tek mafia serbe , tek mafia boshnjake dhe ajo shqiptare. Me këtë shitje ai ka realizuar ëndrrën shekullore të Serbisë për të dalë në Adriatik, ëndërr te cilën ata se realizuan në kohërat me të vështira te vendit tonë. Ata e benë realitet nën udhëheqjen e Berishës duke ua lënë Durrësin dhe bregdetin e tij në dorën e qarqeve mafioze serbe, deklaroi Spahiu gjatë takimit të Aleancës Kuq e Zi në qytetin bregdetar. Ndërkohë, duke iu referuar kuvendit kombëtar të AK, Spahiu deklaroi se në muajin maj, ai do të mbahet në stadium pasi Pallati i Kongreseve sipas tij i përket Sali Berishës dhe Ramiz Alisë. Nuk ka sallë që mban delegatët në Kuvend. Ai do të mbahet në stadiumin e Tiranës, ndërsa Berisha le të rrijë me partine e tij në Pallatin e Kongreseve, në pallatin e Ramiz Alizë, në pallatin e diktatorëve , theksoi Kreshnik Spahiu dje në Durrës. Mark Brunga
Rama: Sfida e PS-së, të nxjerrim nga varfëria 95% të shqiptarëve
Lideri i opozitës Edi Rama akuzoi mazhorancën se ka kapur vendin duke e shndërruar në pronë të një pakice njerëzish. Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi nga qyteti i Lushnjës ku shpërndau 300 karta të reja anëtarësimi, se politika ka dhënë për vite me radhë një shembull të keq për vendin dhe se e vetmja mundësi për të arritur Shqipërinë e lirë të 95% të shqiptarëve është Partia Socialiste. Duke u ndalur në prezantimin e programit të PS-së, Për një Rilindje Shqiptare, kryetari Rama tha se shoqëria duhet të vendosi në themelet e saj drejtësinë dhe jo padrejtësinë, që sipas tij mbizotëron në Shqipëri. Kjo padrejtësi është që të gjithë prindërit tuaj që janë rrogëtar të zakonshëm, në sektorin privat apo publik, paguajnë më shumë taksa se deputetët, ministrat dhe kryeministrat. Kjo duhet të ndryshojë dhe këtë ne do ta ndryshojmë. Ndërkohë që vetëm 5% e shqiptarëve zotërojnë sot më shumë se gjysmën e pasurisë së këtij vendi. Dhe ç’është sot më e keqja, ata paguajnë më pak taksa sesa prindërit tuaj, u shpreh Rama. Kryetari i Partisë Socialiste përsëriti idenë e taksimit progresiv sipas së cilës kush ka të ardhura më të larta , duhet të paguajë më shumë. Kush fiton më shumë, duhet të paguajë më shumë taksa dhe padyshim le të fitojë edhe më shumë, që të paguajë edhe më shumë, në mënyrë që kjo shoqëri të jetojë ashtu si të gjitha shoqëritë europiane, mbi bazën e një sistemi të drejtë. Mbi bazën e një sistemi ku nga pasuria e përbashkët të fitojnë të gji