3 zarfet e Europes
Sapo u dha lajmi i mire per liberalizimin e vizave pllakosi sakaq edhe nje tjeter lajm kete here i keq. Komisioni Europian nuk ia rekomandoi Keshillit te Bashkimit Europian dhenien e statusit kandidat per Shqiperine.
Por asgje nuk e ka penguar qeverine dhe administraten me zakone komuniste te beje nje emulacion dhe propagande te papare ne te gjitha hapesirat e mundshme sidomos ne kryeqytet. Te Pallati i madh i Kultures perpara Kuvendit te Shqiperise ne fasaden e Kryeministrise.
Si dikur emulacioni socialist. Priten edhe festa te medha. Muzike. Kurse frazat e Komisionerit per Zgjerimin jane po ato Negociatat per anetaresim duhet te hapen sapo vendi te arrije nje shkalle te duhur te permbushjes se kritereve te nevojshme per tu bere anetar e ne vecanti kriterin politik te Kopenhagenit cfare kerkon qendrueshmerine e institucioneve duke garantuar posacerisht demokracine dhe zbatimin e ligjit.
Dikur thuhej se perseritja eshte mema e dijes. Por cfare ndodh kur te njejten gje ta perserisin per njezet vjet resht Nxisim Shqiperine thote Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle te beje me shume perpjekje per progres.
Dhe me tej Komisioni rekomandon qe Keshilli ti jape statusin kandidat Malit te Zi. Pike e zeze Ne te fundit serish ashtu si edhe per vizat qe na u dashkan percjelle me feste
E verteta eshte qe ne media dhe ne disa rrethe politike ne Shqiperi ishte e ditur edhe me pare se pikerisht ngerci politik perbente arsyen kryesore pse vendi yne nuk do ta fitonte kete status te shumepritur. Por pas cilesorit kryesore vijne nje sere arsye te tjera po kaq te renda dhe te palevizshme per dy dekada.
Keshtu perparesite qe i kerkohen Shqiperise sot kane te bejne me funksionimin e duhur te Kuvendit me miratimin e ligjeve te mbetura me shumice te cilesuar garantimi i nje procesi te rregullt votimi per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese ndryshimin e Kodit Elektoral garantimin e standardeve ne zgjedhje depolitizimin e administrates publike reformimin e gjyqesorit garantimi i te drejtes mbi pronen zbatimi i strategjise kunder korrupsionit gjurme konkrete per luften ndaj krimit te organizuar politikat kunder diskriminimit kryesisht ndaj grave e minoritetit rom dhe permiresimi i kushteve per te denuarit e te burgosurit.
Por cfare ndodh nderkohe qe partneret europiane perserisin te njejtat gjera ketu e njezet vjet Pasi u lexua me pare ne Bruksel Raporti i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat per Shqiperine iu dorezua zyrtarisht kryeministrit Berisha nga drejtori per Europen Juglindore Pier Mirel.
Gjate nje konference per shtyp ne krah te zyrtarit te larte kryeministri Berisha deklaroi se qeveria shqiptare do te shqyrtoje me seriozitet verejtjet dhe do te punoje per plotesimin e tyre. Po te kujtosh se gjera te tilla me do te jane thene edhe me pare ne raste te ngjashme mund te kuptosh sa pak ka ndryshuar ky vend.
Le te formulojme disa pak pyetje te thjeshta Pse nuk i ka shqyrtuar edhe me pare qeveria keto verejtjet e partnereve A nuk e ka ne dore dialogun politik pikerisht qeveria bie fjala per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit
Por a nuk e ka pasur ne dore qeveria zgjidhjen e problemit te pronave se paku qasjen te ky problem i rendesishem Perse nuk e ka bere Perse ka inkurajuar vjedhjen e pronave vecmas ne hapesirat e Tiranes dhe Durresit ku ka nje kaos te papare
Sa here eshte trajtuar problem i fryrjes se administrates me militante dhe nga ana tjeter debimi i kundershtareve madje edhe i atyre qe thjesht mendojne ndryshe Por qeveria do ta shqyrtoje serish...
Keto dhe te tjera probleme thjesht shqiptare qeverite dhe politikanet e ketij vendi i mbajne vete keshtu gjysme te pazgjidhura me qellim qe te kene mundesi te sigurojne lehte e lehte perfitime vetjake per vete dhe per familjet e tyre per klanet qe kane krijuar dhe me ne fund edhe per shtresat dhe grupet e militanteve qe i mbajne ne pushtet. shte teper e thjeshte.
Hapat e Shqiperise drejt Europes ketu e dy dekada kane qene hapa breshke. Ka gjasa te jene keso edhe ne te ardhmen. Atehere po e themi per te disaten here se per sa kohe na udheheq politika e vjeter dhe politikanet e vjeter dhe te stervjeter si puna e z. Berisha ky dyzim do te vazhdoje.
Do te kemi perhere ndonje arritje qe me fort se vete te tjeret na i servirin dhe gjithaq halle e lajme te keqija si ky i fundit per mospranimin e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian.
Ka qene mjaft e dites dikur nje anekdote apo me sakte nje rrefim popullor me titullin 3 zarfet apo Zarfi i trete nuk me kujtohet mire. Tani po na duket sikur keto zarfet i lene komisioneret e Europes.
Ne ate rrefim popullor behej fjale per nje drejtor qe po dilte ne pension dhe qe ia kaloi pasardhesit te tij nje pjese te pervojes. Ishte pikerisht kjo puna e zarfeve qe drejtori i ri duhej ti hapte pas cdo kontrolli a kokecarjeje.
Zarfi i pari e keshillonte drejtorin e ri tia kalonte te gjitha pergjegjesite dhe gabimet paraardhesit. Zarfi i dyte thoshte Bej autokritike te forte Kurse zarfi i trete ishte fare i thjeshte e pa doreza Lerja vendin nje tjetri.
Zoti Berisha dhe se toku me te jo pak politikane te tjere te vjeter lipset te kuptojne thelbin e asaj cka shkruhet ne zarfin e trete pardon ne rekomandimet e Komisionit Europian. Do te ishte se paku nje kontribut per te shpenguar perparimin e vendit dhe daljen perfundimtare nga tranzicioni.