Vendimi i qeverise pensionet e ushtarakeve ulen me 24.5 per qind
TIRAN- Qeveria ka miratuar dje nje akt normativ per uljen e pensioneve suplementare te ushtarakeve dhe forcave te tjera si dhe per rritjen e kontributeve qe do te paguajne ata. Pas vendimit pozitiv te marre nga Gjykata Kushtetuese disa muaj me pare ushtaraket kane njohuar serish dje uljen e pensionit te tyre. Ulja llogaritet ne masen 24.5 per qind dhe hyn ne fuqi qe nga dita e djeshme ndersa rritja e kontributeve nga tre ne pese per qind hyn ne fuqi nga nje janari 2011. Sipas ketij vendimi te gjitha pensionet e ushtarakeve ulen ne masen 24.7 ndersa te gjithe ushtaraket qe jane ende ne sherbim do te paguajne 27.5 taksa.
Ndryshimet e propozuara kane te bejne me perllogaritjen e pages referuese e cila eshte nje nder perberesit kryesore te perllogaritjes se mases se perfitimit per ushtaraket. Propozimi vjen ne nje kohe kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte duke kryer perllogaritjet.
Ekzekutivi propozon perllogaritjen e mases se perfitimit per ushtaraket policet punonjesit e gardes etj. duke marre per baze nje page referuese neto nga e cila jane zbritur te gjitha detyrimet qe kane te bejne me pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore tatimin mbi te ardhurat personale. Madje para se te merret per perllogaritjen e pensionit te ushtarakeve nga paga referuese do te zbriten edhe kontributet suplementare. Paga referuese neto eshte paga qe rezulton pas zbritjes nga paga referuese te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor plus tatimin mbi te ardhurat personale plus kontributin suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga - citohet ne propozimin e qeverise per ndryshimin e ligjit per pensionet suplementare te ushtarakeve policeve punonjesve te gardes etj.
Vendimi i djeshem eshte pritur me shqetesim nga ushtaraket te cilet e konsiderojne ate nje levizje te qeverise i cili ul masen e perfitimit per secilin prej tyre si dhe bllokon deri ne miratimin e ketyre ndryshimeve procesin e perllogaritjes se pensioneve nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. E njejta logjike do te ndiqet edhe ne percaktimin e pages referuese mesatare. Ajo do te merret si e tille pasi prej saj te jene zbritur detyrimet ndaj fondit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore.
Nje tjeter ndryshim thelbesor ka te beje me uljen mases se perfitimit per pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi. Sipas ligjit pensioni i parakohshem eshte sa gjysma e pages referuese mujore plus 2 per qind per cdo vit vjetersie ne sherbim. Tashme perfitimi per cdo vit sherbimi nuk do te jete 2 per qind por 1.5 per qind. Gjithashtu pas hyrjes ne fuqi te ketyre ndryshimeve paga referuese per ushtaraket do te llogaritet si mesatare e pagave te perfituara sipas periudhave te qendrimit ne ate grade apo funksion.
ISSH e pa pergatitur per vendimin
Ndryshimet e propozuara nga qeveria ne ligjin per pensionet suplementare te ushtarakeve kane kapur pa pergatitur edhe Institutin e Sigurimeve Shoqerore. ISSH mohon te kete pasur dijeni mbi keto ndryshime por duket se ky vendim do ta nderprese punen ne gjysme per te rifilluar me perllogaritjen sipas percaktimeve te reja te cilat kane hyre menjehere ne fuqi. Madje burime nga ky institucion shprehen se krahas perllogaritjes tashme ka filluar edhe shperndarja e parave per disa aplikues te cileve iu ka ardhur konfirmimi nga ministrite pergjegjese. Mesohet se jane rreth 15 punonjes te Sherbimit Informativ Shteterore dhe disa punonjes te Ministrise se Brendshme te cileve iu eshte lidhur tashme pensioni.
Rritet masa e kontributit suplementar
Ulja e mases se perfitimit nuk eshte i vetmi ndryshim qe shqeteson ushtaraket. Te gjithe ata do te duhet qe duke filluar nga data nje janar e vitit te ardhshem te paguajne me shume para per skemen e sigurimeve suplementare. Ligji deri me tani parashikonte pagesen deri ne 2 per qind te pages ne funksion te skemes se pensioneve suplementare ndersa nga janari i vitit te ardhshem kjo shume do te rritet ne pese per qind. Pas ketij vendimi cdo ushtarak do te fuse me pak para ne xhep duke derguar nje pjese te mire te pages per skemen e sigurimeve suplementare. Kjo nisme e qeverise i vjen ne ndihme kesaj skeme e cila konsiderohet nje barre e rnde per buxhetin e shtetit por edhe buxhetin e Sigurimeve Shoqerore. Sipas te dhenave me te fundit e gjithe skema e sigurimeve suplementare ka nje buxhet prej 5.4 miliarde leke nga te cilat vetem 2 per qind jane te ardhura nga kontributet kurse pjesa tjeter transferohet direkt nga buxheti i shtetit.
Ushtaraket Qeveria po bllokon pensionet
Vendimi i qeverise ka shqetesuar ushtaraket te cilet deri me tani e kishin menduar te zgjidhur deri dikur problemin me pensionet suplementare. I kontaktuar nga gazeta kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve paralajmeron nje bllokim te procesit te perllogaritjes se pensioneve per shkak se qeveria ka nderhyre ne ligjin themeltar. Per pasoje sipas tij do te duhet qe ISSH te filloje perllogaritjen sipas ndryshimeve te propozuara nga qeveria veprim i cili do te shkaktonte amulli ne kete proces.
Pogaci shprehet i zhgenjyer nga propozimi i qeverise duke e cilesuar ate si nje tallje me ushtaraket. Qeveria po tallet me ne. Nuk duan te japin parate dhe nxjerrin gjera te tilla - shprehet ai.