E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne Lonely Planet

Shqiperine Lonely Planet e vendos ne krye te listes se vendeve qe duhen vizituar ne vitin 2011. Askush me shume se ne italianet nuk mund te jete me i befasuar Si ka mundesi shte nje shtet qe ka mbushur ekranet tona per vite me radhe me lajme skafistesh emigrantesh shprehemi me kete fjale qe te jemi korrekt politikisht sepse shpesh jane perdorur fjale te tjera per kete kategori ...


Ato kronika datojne me se shumti me vitet 90 kur Shqiptaret rrezuan regjimin komunist te Enver Hoxhes dhe u leshuan per te kapercyer detin duke menduar se do gjenin Ameriken. Dhe deti i mbuluar nga mish njerezish te arratisur e cila doli edhe ne kopertinen e Time-s i perkasin te kaluares.


Nga Lonely Planet vjen nje ftese per te rishikuar disa para gjykime qe rrjedhin nga eksperiencat shtepiake.
Lehtesisht i arritshem si vend vetem 30 km nga Aeroporti i Tiranes fillimisht na shfaqet Durresi.


Nje shetitje ne port dhe te vjen ne mend skena e arratisjes se pare te madhe nga deti. Por ngre syte dhe... E mrekullueshme do te doja te jetoja aty siper. Kjo eshte pergjigja e 9 nga 10 shqiptaret e pyetur nese do te donin te jetonin ne pallatet 20-kateshe te ndertuara me dhe pa vend duke iu hequr diellin ndertesave te tjera te qytetit te vjeter.


Ne rruget e dikurshme me sere ku kalonin makina te vjetra dhe autobuse te shkaterruar prodhim gjermano-oriental sot mbizoteron asfalti dhe nje trafik kaotik. Makinat Gjithmone gjermane por marka Mercedes eshte zgjedhja e pare dhe absolute. Dhe ne vezhgimin per te ardhmen shqiptaret nuk i vene rendesi te shkuares.


Ndaj cimentoja e mbyt kullen e vjeter turke vendosur ne amfiteatrin romak te shekullit te II Para Krishtit e cila u zbulua pothuajse rastesisht ne vitin 1966 gjate punimeve te nje kopshti.
Ne Durres mund te perjetosh kenaqesi te vogla si italian.


Mund te hash peshk te fresket i cili kushton me pak se nje pice. Ketu Laura Pausini eshte me e dashur se sa Lady Gaga. Packa ligjit kunder duhanit mund te pish cigare ngado. Populli i vertete i lirise eshte ketu.


Nese filloni te beni muhabet me kamarierin ai do tju tregoje festimet e medha te kryera per nder te fitores se Interit ne Ligen e Kampioneve. Pothuajse te gjithe flasin pak italisht dhe nese ju kushton pak vemendje te pershendesin me nje buzeqeshje duke vendosur njeren dore mbi zemer.


shte e veshtire qe te admirosh pastertine e Adriatikut ne brezin e pare te plazhit. Kosovaret e larguar nga toka e tyre kane ndertuar nje sere baresh dhe lokalesh apo restorantesh pergjate bregdetit me emra qe spikasin nacionalizmin krenar.


Ketu kusherinjte e veriut te ardhur nga Prishtina apo Gostivari por edhe nga Gjermania konsumojne mish dhe pine birre qe ne oret e para te mengjesit pasi kane bere shetitjen e mengjesit qe ne lindjen e diellit. Kjo gje ne fakt i zemeron banoret e Durresit qe tashme ne rere nuk mund te bejne as edhe nje lloj aktiviteti.


Udhetimi ne taksi vazhdon. Mberrijme ne Golem nje plazh i gjate qe dikur ka qene vetem natyre e virgjer e mbushur me pisha pergjate plazhit. Sot nuk duken me as pishat dhe as deti ne te dy anet e asfaltit jane ndertuar pallate dhe komplekse hotelesh te shemtuar te lyer me ngjyre jeshile te verdhe te kuqe portokalli te ndertuara nga dita ne dite sipas nje stili te percarte. Nese mireqenia e re na tregon muskujt memoria qan.


Atehere ku mund ta gjejme Shqiperine qe Lonely Planet e reklamon me kaq bindje
Kam udhetuar per shume ore dhe jam munduar shume qe mos te hiqja shikimin nga rruga. fare bregdeti i bukur ... Dy djem toskane tregojne rrugen. Duke rihipur ne motor nga Greqia per tu kthyer ne Itali nepermjet Malit te Zi kane ndaluar ne Sarande ne jug te Vlores meridiani ekstrem i Shqiperise.


Dhe me habi kane fikur motorin per te shijuar spektaklin. Male qe zbresin ne det profili dehes i kodrinave uji qe lepihet neper gure dhe ideja qe asgje nuk mund ta prishe gjithe kete magji nese nuk do ishte muzika tekno e cila vazhdon gjithe naten ne ndonje kamping.


Saranda eshte 315 kilometra larg Durresit.Per ata qe e duan udhetimin ne rruge beni kujdes nga shoferet shqiptare eshte me te vertete kenaqesi qe te kalosh me shpejtesi neper kthesa por ekziston mundesia qe sapo kalon kthesen te biesh ne uje sepse mund te perballesh me ndonje shofer qe hyn ne korsine tende.


Kalojme ne qendra te vogla banimi te cilat i kane qendruar me shume besnike asaj cfare ishin para shembjes se murit deri sa arrijme ne nje qender tjeter ne te cilen fryn era e te shkuares dhe qe eshte afer me qendren arkeologjike te Butrintit. E themeluar sipas Virgilit nga trojanet ne arrati nga greket per histori.


Butrinti ishte nje qytet i fortifikuar nga aktivitetet e biznesit nga te cilat kane ngelur rrenoja te mrekullueshme si akropoli nje teater qe daton me shekullin III perpara Krishtit dhe shume mozaik te bukur.


Jemi me kete ide te detit kaq afer nesh e kaq larg propozimeve te patinuara te broshurave qe enti per turizmin shqiptar i perdor per te terhequr turistet e huaj europiane.


70 kilometra ne autobus dhe jemi ne qytetin e nje mije dritareve ne Berat. Ngjan si nje mije sy qe te shikojne ne qetesi nga ballkonet.


Matane ures ndodhet lagja e krishtere Gorat ndersa ne kete ane ndodhet Mangalemi me perberje myslimane i mbushur me minare dhe xhami. Dy kultura dy fytyra ne pasqyre.


Berati qe jeton me nje te shkuar te perparuar ne perandorine bizantine e ruan thesarin e saj ne majen e larte te kodres qe mbizoteron mbi Mangalem nje qyteze e fortifikuar qe daton me shekullin XIV eshte akoma e banueshme dhe per te shkuar atje lart duhet te ecesh duke u ngjitur mbi guret e rreshqitshem qe ndertojne rrugen.


Pjesa e brendshme e qytetit eshte njesoj dhe e pa ndryshuar prej shekujsh dhe qendron ngjitur me muzeun e dedikuar Onufrit piktorit me te madh shqiptar te shekullit te XVI i specializuar ne ikonat e shenjta.


Shqiperia nder shekuj eshte perballur nga kundershtaret qe vinin nga Adriatiku ne perendim dhe nga presioni turk ne lindje. Skenari merr pak jete ne Kruje qytet i larte fortese i vendosur mes maleve rreth 50 kilometra larg Durresit.


Ketu ngrihej kalaja e Skenderbeut udheheqesi qe ne shekullin e XV arriti te bashkonte feudalet kristiane ne aleance per te thyer sulmet ruke. Nje duel madheshtor i treguar nga shkrimtari i madhe Ismail Kadare ne librin e tij Tamburet e shiut i Tamburi della Pioggia ku pershkruhet rrethim i Krujes dhe kalase dhe ngecja e Skenderbeut brenda.


Ne librin e Kadarese princi luftetar vjen me perkrenare me briret e cjapit te alpeve si nje fantazme e pakapshme ne tregimet e luftetareve turq te thena para zjarrit.


Ajo fantazme duket sikur edhe sot endet ne Kruje ku ne rrenojat e keshtjelles e bija e Enver Hoxhes beri qe te ngrihej nje muze per heroin me te madh te historise se Shqiperise te cilin e gjithe Europa e nderoi per rolin e madh qe pati ne ndalimin e hyrjes se lindjes turke ne perendim.


Por vendi di te ofroje edhe arratisje nga diktatura duhet te largohesh 120 kilometra nga Tirana duke u drejtuar per ne verilindje diku ne kufi me Kosoven. Per tu ngjitur pastaj siper te Kurora masive e maleve.


Dhe nga ajo lartesi 2120 metra mbi nivelin e detit hidhni shikimin dhe do ndesheni me syte blu te natyres. Keshtu i quajne Shqiptaret te shtate liqenet e Lures pasqyra te vogla uji te vendosura ne nje peizazh malor te heshtur dhe solemn. Liqenet e Lures syte blu qe ne dimer mbyllen nga qepalla akulli.


Keshtu ka qene per shekuj me radhe duke lene shenja admirimi ne ditaret e udhetareve te Ballkanit. Dhe ndoshta nuk do te jete me nese industria e turizmit do te vendose qe ne kete park te ndertoje hotele dhe teleferike per masen.


Pas joshjes eshte shume thelbesor nje moment perpara se te kthehemi. Aeroporti nderkombetar i Tiranes eshte perfekt. Gati per tu nisur.

Marre me shkurtime nga La Repubblica

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›