E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 qershor 2008 - Njoftim për shtyp


 
Drejtoria e Marëdhënieve me Publikun   Lidhur me akuzat e deputetit Erjon Braçe mbi të ashtuquajturin falsifikim të procesverbalit të seancës plenare të datës,16 qershor 2008, theksojmë se kjo deklaratë e zotit Braçe është e pavërtetë dhe një mashtrim që synon të keqinformojë opinionin publik.   Saktësojme se zbardhja e procesverbalit është një procedurë teknike, e cila merr formën e dokumentit parlamentar pas miratimit në seancë plenare të vërejtjeve të deputetëve, nëse ka.   Pretendimi se ky procesverbal mban firmën e Kryetarës së Kuvendit, Jozefina Topalli është një trillim, pasi siç sqaruam më lart, kjo procedurë kryhet pas aprovimit nga  ana e deputetëve  në seancë plenare.   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›