E Diel, 1 Nëntor 2026

26 qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 26 qershor 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Zëvendëskryetarit Fatos Beja dhe procedoi me këtë rend dite:   1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23.06.2008.
3. Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
4. Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005, Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.
5.  Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr.8360, datë 10.6.1998, Për kriteret dhe  mënyrën e shpërndarjes së pasurisë të personave juridikë, jo bankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë.
6. Projektligji Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
7. Projektrezolutë Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike për vitin 2007".
8. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë kërkuar nga deputeti Albert Çaçi.
9. Përgjigje e pyetjeve të deputetit Spartak Braho me Ministrin e Drejtësisë.   Për votim:   1.  Projektligji Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.
2.  Projektligji Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.
3. Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme të zgjeruar, në sport (EPAS).
4. Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane, për zbatimin e nenit 23, të Konventës të vitit 1949, për trafikun rrugor, në lidhje me përmasat dhe peshën e mjeteve, që lejohen të udhëtojnë në rrugë të caktuara të palëve kontraktuese.
5. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe AL-DIËAN AL-EMIRIT, të shtetit të Kuvajtit, për financimin e projektit Rinovimi i sheshit Skënderbej dhe restaurimi i Xhamisë së Ethem Beut në Tiranë.
6. Projektligji Për parandalimin e çrregullimeve, të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.
7. Projektrezolutë Për vlerësimin e punës së Komisionit të Shërbimit Civil për vitin 2007.
8.  Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 Për tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar.
9.  Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar.
10.  Projektligji Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat të ndryshuar.   Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët folën për çështje të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, çështje të korrupsionit, si dhe probleme të zonave zgjedhore.   Në vijim, deputetët morën në shqyrtim dhe miratoi të gjitha projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si dhe projektrezolutën Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike për vitin 2007" dhe projektrezolutën Për vlerësimin e punës së Komisionit të Shërbimit Civil për vitin 2007.
Punimet e seancës vazhduan me interpelancën me Ministrin e Shëndetësisë, Nard Ndoka, kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Çaçi. Problemet e sistemit shëndetësor dhe qëndrimi i Ministrisë ishin objekt i kësaj interpelance.   Më pas, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj pyetjeve të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho në lidhje me rolin që do të luajë Ministria e Drejtësisë në reformën në sistemin gjyqësor.   Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 14:10, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare ditën e hënë, më 30 qershor 2008, ora 18:00.   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›