E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukaj – Sadiku, pranë Vllaznisë

Vllaznia ka rënë parimisht dakord me mbrojtësin kosovar të Gramozit, Liridon Kukaj dhe sulmuesin e skuadrës kolonjare, Armando Sadiku (8 gola sezonin e kaluar).

Skuadra shkodrane është e vetmja pa një trajner të konfirmuar, edhe pse është përfolur prej disa ditësh për një trajner brazilian (Silva) dhe një malazias (Radonjiç).

Pas dështimit të tratativave me Shkëlqim Muçën (tani trajner te Skënderbeu) dhe Mirel Josës (te Shkumbini), edhe një herë tjetër në skenë ka dalë emri i Agim Canajt, trajnerit ende të pakonfirmuar të Gramozit.

Te Vllaznia kanë përfunduar kontratën: Ilir Nallbani, Bllazho Rajoviç, Edmond Doç, Safet Osja dhe Sead Haxhibuliç.

Klubi shkodran ka vendosur edhe çmimin e shitjes së kartonit të sulmuesit të talentuar të saj, Bekim Bala: 250 mijë euro.

19-vjeçari Bala (9 gola sezonin e kaluar) është në fokusin e Paris Sën Zhermenit (Francë), Debrecenit (Hungari) dhe Gençlerbirlixhi (Turqi).

Vllaznia është e interesuar të rikthejë në ekip lojtarët shkodranë si Olti Gocaj (Kastrioti), Valdano Nimani (Laçi) dhe Erion Vuçaj (Laçi).

Pranë rikthimit mund të jetë edhe mesfushori Bledar Hoti (ish-Gramozi).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›