Teuta, spastrime në skuadër

Teuta e presidentit Edmond Hasanbelliu dhe trajnerit të ri Edi Martini nisi një fusharë spastrimesh në ekip.
Janë plot nëntë lojtarë që nuk do të jenë pjesë e skaudrës për sezonin e ri, përfshirë këtu dhe ish-kapitenin Vangjel Mile.
Portieri Bledi Vashaku, Fatmir Caca, Elton Muçollari, Erald Deliallisi, Shpëtim Imeraj, Aldo Guna, Akil Jakupi (te Besa), Vangjel Mile dhe Vilfor Hysa nuk do ta veshin fanellën e kaltër për sezonin 2010-2011.
Nga ana tjetër, Teuta konfirmoi lojtarët: Bledian Rizvani, Bledar Hodo, Albi Dosti, Altin Hoxha, Shaqir Stafa, Orian Xhemal, Ergys Mersini, Ergys Rakipi, Rustem Hoxha, Mirel Çota dhe Sokol Selaci.
E vetmja blerje për momentin, është huazimi i mesfushorit të Besës, Erand Hoxha. Në pikëpyetje është Erion Dushku.
Faza përgatitore e Teutës nis, më 25 qershor në Durrës, ndërsa më 25 korrik ajo vazhdon në Strugë të Maqedonisë.
TEUTA NË MERKATO
TË ARDHUR: Erand Hoxha (i huazuar nga Besa)
TË KONFIRMUAR: Bledian Rizvani, Bledar Hodo, Albi Dosti, Altin Hoxha, Shaqir Stafa, Orian Xhemal, Ergys Mersini, Ergys Rakipi, Rustem Hoxha, Mirel Çota dhe Sokol Selaci
TË LARGUAR: Bledi Vashaku, Fatmir Caca, Elton Muçollari, Erald Deliallisi, Shpëtim Imeraj, Aldo Guna, Akil Jakupi Vangjel Mile dhe Vilfor Hysa
TRAJNER: Edi Martini
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili